MUZIKA NË PLAN TË DYTË/ Këta 11 VIP-a provuan suksesin si moderatorë por… (FOTOT) – AlpeGossip
MUZIKA NË PLAN TË DYTË/ Këta 11 VIP-a provuan suksesin si moderatorë por… (FOTOT)

MUZIKA NË PLAN TË DYTË/ Këta 11 VIP-a provuan suksesin si moderatorë por… (FOTOT)

Gjatë viteve kemi hasur shumë raste kur personazhe të cilët kanë patur profesionin e këngëtrëve kanë ndryshua mendje duke kaluar nëpër profesione të tjera në të cilat kanë gjetur më shumë veten.

Sot do të shkruajmë për këtë temë por në një aspekt pak më të specifikuar. Sot kemi mbledhur disa nga këngëtarët shqiptarë që pasi lanë muzikën vendosën të bëheshin prezantues. Por jo vetëm kaq, kemi dhe nga ata të cilët nuk menduan se mund të bëheshin prezantues vetëm duke lënë muzikën por i provuan të dyja paralelisht. Madje ka dhe nga ato raste kur këngëtarët e provuan vetëm një herë profesionin e prezantuesit.

Sigurisht, ndryshe nga disa të tjerë që tashmë nuk i shohim më askund, këta artistë kanë vazhduar të zgjedhin të jenë pjesë e ekranit por kanë menduar që të përfshihen dhe në një formë tjetër. /AlpeGossip.al

Jonida Maliqi

Jonida Maliqi nisi eksperiencën e saj në fushën e prezantimit në vitin 2010 në Festivalin e 49-të të Këngës në RTSH. Kjo eksperiencë do të përsëritej sërish për yllin e “Jam bërë si ti” pasi ajo do të bashkëprezantonte edicionin e 4-të të spektaklit të vallëzimit në Vizion Plus së bashku me Armina Mevlanin.

Inva Mulaj

Sopranoja e mirënjohur shqiptare, Inva Mula u shfaq në rolin e prezantueses së një spektakli talentesh. Ajo prezantoi e vetme “Virtuozët” që u shfaq sezonin e shkuar televiziv në ekranin e Tv Klan. Ndonëse nuk pritej, duhet thënë se publiku e priti tejet mirë Invën në një rol tjetër nga ai që jemi mësuar dhe që e njeh gjithë bota.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj

Çifti i artistëve ka eksperimentuar edhe në fushën e prezantimit pasi së bashku prezantuan edicionin e 49 të Festivalit të Këngës në RTSH. Kjo eksperiencë për Albanin do të ishte hera e tij e parë, ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Miriamin, pasi ajo ishte e mësuar me prezantimin pasi më herët ka qenë moderatore e një emisioni për të rinj në televizionet gjermane.

Eneda Tarifa

Eneda nisi ekperiencën e saj në prezantim disa vite më parë kur u ftua të prezantonte shoë-n e njohur të humorit “Portokalli”, një eksperiencë që siç u pa nuk do të mbetej thjesht në kuadrin e një ekperimenti. Vlen të thuhet se kjo ishte një përvojë shumë e rëndësishme në karrierën e yllit të “Me veten” pasi suksesi në këtë fushë të re bëri që ajo të qëndroj si bashkëprezantuese në spektakël për plot gjashtë vjet.

Soni Malaj

Në vitin 2005, Soni Malaj bashkëprezantoi me gazetarin Drini Zeqo, edicionin e 44 të Festivalit të Këngës në RTSH. Një ekperiencë e suksesshme e Sonit, ndonëse një fushë e panjohur për të.

Çiljeta Xhilaga

Çiljeta ka zgjedhur që t’i eksperimentojë shumë prej fushave të artit dhe aty ku ka tentuar të ekperimentojë ia ka dalë me suksese. Ajo u përzgjodh t’i bashkohej në prezantim aktorit Florian Agalliu në edicionin e dytë të show-t të talenteve “Tu Si Que Vales Albania” që u transmetua në fund të 2016-ës.

Zaimina Vasjari

Në momentet më të mira të karrierës, Zaimina e cila kish mbi krye kurorën e “Miss Shqipëria 2002”, iu propozua një vit më pas të bashkëprezantonte me Leon Menkshin edicionin e dytë të spektaklit “Netët e Klipit Shqiptar”, spektakël i cili u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.

Rozana Radi

Këngëtarja e dashur e shqiptarëve duket se ka bërë një pushim nga muzika dhe tashmë prej disa kohësh i është futur moderimit. Së bashku me gazetaren Fiori Dardha, ajo moderon emisionin ”Boom” në Ora News dhe duket se ka patur sukse në këtë profesion.

Orinda Huta dhe Turjan Hysko

Çifti i dashur i ekranit por dhe gjithashtu të njohur si këngëtarë në profesionin e tyre të parë duket se suksesin po e njohin tashmë në profesionin e moderimit. Çifti së bashku moderojnë emisionin ”Porta e Fatit” ndërsa Orinda gjithashtu moderon dhe emisionin ”Jo vetëm modë”.