Marina Vjollca feston sot ditëlindjen, dhe e ka pritur mesnatën me urimet më të përzemërta nga njerëzit e dashur!
Njëra nga moderatoret më tërheqëse shqiptare, mbush sot 29 vjeç. Në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonte një urim special nga bashkëshorti i saj Getoar Selimi.
Përmes një postimi në Instagram reperi ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar partneren e tij:
“Ditëlindja jote është rilindje për mua..Gëzuar e shtrenjta ime”.
Nuk vonoi shumë dhe moderatorja ia kthen me fjalët: “Ti je i shtrenjti im, të dua”!
Getoar Selimi njihet si një ndër bashkëshortët e famshëm shqiptarë më romantikë dhe shpesh herë e surprizon partneren me darka romantike.
Nuk e dimë se çfarë ka përgatitur sot, e megjithatë jemi shumë kuriozë!