SURPRIZA E RRADHËS/ Filmi “2 gisht mjaltë” shfaqet në Kanë (FOTO) – AlpeGossip
SURPRIZA E RRADHËS/ Filmi “2 gisht mjaltë” shfaqet në Kanë (FOTO)

SURPRIZA E RRADHËS/ Filmi “2 gisht mjaltë” shfaqet në Kanë (FOTO)

Pasi u shpall filmi më i shitur në Shqipëri dhe Kosovë dhe i dyti në Zvicër, një tjetër surprizë vjen nga “2 gisht mjaltë”, filmi që vazhdon të bëjë namin që prej muajit mars, kur u shfaq për herë të parë në kinema.

 

Ditën e sotme “2 gisht mjaltë” është shfaqur për një publik të ngushtë investitorësh në Kanë, në Le Marché du Film.

Producenti i filmit, Ermal Mamaqi ka publikuar edhe disa foto, ku në njërën prej tyre shfaqet me koordinatoren ekzekutive të Le Marché du Film dhe e quan grua të jashtëzakonshme.

Kujtojmë që “2 gisht mjaltë” pas suksesit në Zvicër, do të shfaqet nga data 23 maj në kinematë e Gjermanisë.