“NA VRANË PERFORMANCËN”/ Artistja e famshme në Amerikë bën “për 2 lek” Eurosong-un (FOTO) – AlpeGossip
“NA VRANË PERFORMANCËN”/ Artistja e famshme në Amerikë bën “për 2 lek” Eurosong-un (FOTO)

“NA VRANË PERFORMANCËN”/ Artistja e famshme në Amerikë bën “për 2 lek” Eurosong-un (FOTO)

Këtë vit, provat gjenerale të Eurovision Song Contest kanë ngjallur pakënaqësi tek delegacionet përfaqësuese për shkak të problemeve teknike.

E megjithatë, ajo që u ankua publikisht për keqmenaxhimin e kamerave nga regjisorët, ishte Kseniya Simonova, artiste e rërës që është pjesa më e rëndësishme e performancës së këngëtares përfaqësuese të Moldavisë, Anna Odobescu.

Kseniya Simonova, artiste ukrainase që u vlerësua tek “America’s Got Talent” këtë vit, kritikoi ashpër regjinë për lojën e kamerave gjatë provave për gjysmë- finalen e dytë, ku Moldavia performoi e treta këngën “Stay”.

Ajo shkruajti në Facebook:

“E ç’mund të them. […] Ç’të them për këtë foto? Shikojeni fytyrën time. Më mirë ta kyçësh gojën. Është hera e katërt që askush s’i merr në konsideratë ankesat tona dhe mund të them se xhirimi i sotëm ishte skandal! Ekipi i teknologjisë në Eurovision e pranuan se kishin bërë gabime me ne, por hej… Edhe çfarë pastaj?

Nuk kam parë as edhe një plan të vetëm normal të performancës së Moldavisë.

Na e vranë performancën- kamerat, dritat dhe prerjet. Asgjë nuk kishte lidhje me atë çfarë ua kemi shpjeguar 100 herë.”

Nuk është hera e parë që Simonova ngjitet në skenën e Eurosong-ut bashkë me rërën e saj. Në 2011-ën, ajo ishte po njësoj në fokus të performancës së Ukrainës me këngëtaren Mika Newton.

Ajo e zhvlerësoi punën e ekipit izraelit para asaj të ekipit gjerman para 8 viteve.

“Siç e dini, nuk është hera ime e parë në Eurovision dhe tani që e krahasoj me Düsseldorf-in, na e shkatërruan shfaqjen!”

Sot, pas performancës, ajo nuk ka reaguar por ka postuar vetëm për të nxitur të votojnë për Moldavinë.