LETËR KOMSHIJVE QË ANKOHEN PËR TIM BIR/ ”Tani, besoj që jam gati të përballoj…” – AlpeGossip
LETËR KOMSHIJVE QË ANKOHEN PËR TIM BIR/ ”Tani, besoj që jam gati të përballoj…”

LETËR KOMSHIJVE QË ANKOHEN PËR TIM BIR/ ”Tani, besoj që jam gati të përballoj…”

Është ora 2 e natës dhe jam ulur mbi shtrat duke i dhënë gji djalit tim 4-muajsh. Ndërkohë që bëj këtë mendoj se si do të përgjigjem nëse rastisim shkallëve të pallatit. Nuk mendoj dot qartë sepse po hyj zyrtarisht në javën e dytë të pagjumësisë.

S’ka dyshim pse mungesën e gjumit e përdornin si formë për të torturuar. Tani, besoj që jam gati të përballoj gjithçka. Nata e djeshme ishte më e keqja. Ti vendose t’i biesh tavanit në 3:30 të mëngjesit, a thua se kjo do të zgjidhte diçka. Pastaj sot në mëngjes unë dhe im shoq morëm një email nga administratorët e pallatit.

Ti i ishe ankuar për bebin tonë, se ai të linte pa gjumë dhe se zhurma ishte e patolerueshme. Madje, na kishe sugjeruar ta çonim djalin edhe në një dhomë tjetër, që zhurma të mos arrinte deri tek shtëpia jote.

Leximi i tij email-i më solli një miks emocionesh. Në fillim ndjeva faj, pastaj u frustrova dhe në fund u inatosa. Si dreqin guxon? Përpos faktit që një bebe duhet të flejë tek dhoma e së ëmës të paktën derisa të bëhet 6-muajsh për të minimizuar çdo rrezik, ku e gjen guximin të na kërkosh diçka të tillë? Si mund t’i thuash një nëne të zhvendosë më herët fëmijën në dhomën e tij vetëm që ti të flesh e qetë?

Nëse shqetësohesh kaq shumë, shko fli ti në dhomën rezervë. Ose merr disa kufje. Unë dhe im shoq jemi shumë të ndërgjegjshëm dhe e dimë sa e sikletshme është kur të prishet gjumi. Na vjen keq për ty. Por, duhet të kuptosh që tim biri po i dalin kicat e para, prandaj grindet ashtu. Çfarë mund të bëj unë për këtë? S’ja ulim dot zërin atij.

S’e bëjmë dot të arsyetojë. Është një foshnjë. Foshnjet qajnë. Gjithçka mundemi, është ta bëjmë atë të ndihet i sigurtë dhe t’i japim dashuri. Kështu, edhe rutina e gjumit do t’i përmirësohet.

Deri atëherë, ki durim! Kisha një lindje traumatike dhe teksa përpiqem të bëhem më mirë, mendoj për ty dhe për shqetësimin që vjen nga zhurma që bën im bir. Në fakt, duhet të më interesonte vetëm mirëqenia e tij dhe asgjë tjetër.  Më beso, jam një nënë e re dhe nuk kam energji për të tilla gjëra, kështu që komshinj të dashur, na kuptoni!

*Shënim: Kjo letër është përshtatur nga The Guardian