NUK NDALET SËRISH STRESI, KAPET ME ALKETËN DHE ERMALIN/ Reperi: Jam rebel i lindur… (FOTOT) – AlpeGossip
NUK NDALET SËRISH STRESI, KAPET ME ALKETËN DHE ERMALIN/ Reperi: Jam rebel i lindur… (FOTOT)

NUK NDALET SËRISH STRESI, KAPET ME ALKETËN DHE ERMALIN/ Reperi: Jam rebel i lindur… (FOTOT)

Stresi vijon të sulmojë të gjithë personazhet publike që nuk kanë marrë pjesë në protestat që po zhvillohen për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën që u vra nga efektivi i policisë në fillim të javës.

Ndonëse është shpallur në kërkim nga policia ai u shfaq sërish mbrëmjen e djeshme krah qytetarëve në kryeyqtet duke kërkuar shkarkimin e të gjithë përgjegjësve dhe marrjen e plotë të përgjegjësisë nga të gjithë.

Ndërkohë, pas përfundimit të saj ai u rikthye në rrjetet sociale ku ka publikuar videon në të cilën blutë dhunojnë të riun Mario Boja.

Teksa jep ultimatum për shkarkimin e Ardi Veliut deri ditën e dielë, reperi shkruan se nuk është mbështetës i PS, si Alketa Vejsiu e Ermal Mamaqi. Ai shprehet se vetë nuk është as me PD, as me LSI, por me drejtësinë.

Deri tani nuk ka ende një reagim nga dy personazhet e sipërpërmendur, teksa më herët ditën e djeshme Stresi u përfshi në një debat edhe me Einxhel Shkirën. Kjo e fundit në një status në rrjetet sociale shkruante se nuk doli në protestë në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit. Më tej, Einxhel dënonte dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet.

Kaq ka mjaftuar që reperi ta rishpërndajë  në Instastory shkrimin e saj duke iu kthyer me një fjalor krejt të papërshtatshëm, siç mund ta shihni në foto.

Edhe moderatorja nuk e vonoi përgjigjen e saj. Po në Instastory, ajo ka shpërndarë një video nga intervista që ka zhvilluar me Stresin disa vite më parë, duke shkruar se edhe pse e njihte nuk ia ka bërë ajo ftesën.

Më tej, moderatorja shkruan se Stresit i kanë dështuar diss-et në rep dhe tani po merret me persona socialë. Einxhel shprehet se reperi ka dalë në protestë pasi është person i dhënë pas partisë.

Më tej, shkruan se Stresi nuk është Klodiani, ashtu si shprehej në protestë, por dikush që nxit dhunë, që shfrytëzon tragjeditë për përfitimin e tij, ndërkohë që i thotë se ka bërë zgjedhjen e gabuar që t’i bëjë “diss”.