Reperi i njohur zbulon hapin e radhës/ Së shpejti në tregun ndërkombëtar (FOTO) - AlpeGossip
Reperi i njohur zbulon hapin e radhës/ Së shpejti në tregun ndërkombëtar (FOTO)

Reperi i njohur zbulon hapin e radhës/ Së shpejti në tregun ndërkombëtar (FOTO)

Këngëtari i njohur Young Zerka ka bërë të ditur para pak minutash se së shpejti do publikojë disa hite internacionale. Ai njihet për stilin e veçantë në realizimin e videoklipeve dhe kengëve, por jo vetëm.

“Jam gati për të publikuar disa hite internacionale. Qëndroni në pritje. Muzika do jetë flak. Bekime për të gjithë ata që besuan tek unë. Gjithmonë dashuri dhe respekt për njerëzit e mi”,-shkruan ai. Young Zerka mesa duket do t’i shtohet shumë shpejt listës së emrave shqiptarë që po korrin sukses në tregun ndërkombëtar.

Nëse do bashkëpunojë me një kompani të suksesshme, këngëtar të njohur apo solo, mbetet për t’u parë.