“Një nëne nuk i shkon kjo mënyrë e shpifur”/ Pasi postoi burrin NUDO Aulona i kthehet keq fanses (FOTO) – AlpeGossip
“Një nëne nuk i shkon kjo mënyrë e shpifur”/ Pasi postoi burrin NUDO Aulona i kthehet keq fanses (FOTO)

“Një nëne nuk i shkon kjo mënyrë e shpifur”/ Pasi postoi burrin NUDO Aulona i kthehet keq fanses (FOTO)

Aulona Musta është një nga personazhet më provokues dhe më të komentuar të shoëbiz-it shqiptar. Shpeshherë me postimet e saj ajo ngall diskutime mes komentuesve të shumtë. Ditën e djeshme moderatorja ashtu si shumë herë postoi një foto me bashkëshortin e saj.

Mirëpo kësaj here ai duket vetëm nga këmbët dhe krahët dhe pjesa tjetër e trupit është e fshehur pas trupit të Aulonës.

“Nga krahët i jam afruar goxha, vetëm këto këmbët po më lodhin, s’po i bëj dot si të atij… Burrë e grua mish e thua, ose burrë e grua, muskul e definim” – shkruan moderatorja në foton e postuar ku duket se ka dashur të verë në dukje dhe të krahasojë muskujt e saj me të bashkëshortit.

Megjithatë ajo që ra në sy dhe u komentua nga ndjekësit ishte fakti nëse bashkëshorti i Aulonës ishte i veshur apo jo.

Nuk munguan reagimet e fansave dhe një i tillë i thotë që një nëne nuk i shkon kjo mënyrë e shpifur të të ekspozuarit, por Aulona i kthehet gjithë ironi duke i përmendur faktin se ai është babai i vajzës së saj.