"ZHGËNJIM I MADH"/ Aurela Gaçe rrëfen historinë e hidhur me studentët protestues - AlpeGossip
“ZHGËNJIM I MADH”/ Aurela Gaçe rrëfen historinë e hidhur me studentët protestues

“ZHGËNJIM I MADH”/ Aurela Gaçe rrëfen historinë e hidhur me studentët protestues

Protesta studentore është kthyer në një ndër ngjarjet më të rëndësishme të momentit, e cila ka sjellë edhe reagimin e personazheve publikë të cilët në daljet e tyre apo në rrjete sociale kanë dhënë mendime personale për zgjidhjen e çështjes.

Së fundmi, gazetari Olti Curri publikoi një video emocionuese ku studentë nga e gjithë bota kanë reaguar duke e mbështetur protestën e të rinjve shqiptarë. Në videon e publikuar, Aurela Gaçe ka kujtuar në komente një histori jo fort të këndshme me disa studentë protestues vite më parë.

 

“Shumë emocionuese. Uroj qe te mos perfitoje askush me kauzen e me ata studente qe dalin vertete per te drejtat e tyre. E them kete, sepse historia perseritet… ata qe luftojne per te drejtat, marrin mbase dicka, e te tjere …fitojne shume. Besoj se me kupton cfare dua te them.

Nje here, pa asnje bindje politike, u perfshiva me disa studente ( Akademia e Arteve shume afer me Corpus) e sic ishim ne mesim, e lame, e u bashkuam ke te tjere. Une isha shume naive te besoja se ata qe ishin ne krye te studenteve, kerkonin disa te drejta per studentet.

Pas disa muajsh, i pashe ata qe me kapardiseshin neper ministrira, kishin zene karriget. I ja kishte vlejt mundi i tyre qe te nxisnin te rinj te tjere… zhgenjim i madh per shpirtin tim. Uroj qe te mos u ndodhe kjo gje edhe atyre qe besojne ne disa te drejta per te arritur rezultate ne shkolle.”- ka shkruar këngëtarja.