“Peshku i madh” Donald Lu shfaqet në “Portokalli”: Na doli mjekra duke pritur… – AlpeGossip
“Peshku i madh” Donald Lu shfaqet në “Portokalli”:  Na doli mjekra duke pritur…

“Peshku i madh” Donald Lu shfaqet në “Portokalli”: Na doli mjekra duke pritur…

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu ishte i ftuar special mbrëmjen e sotme në “Portokalli”.

Mesazhi i parë i përcjellë prej tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ishte shqip, e po aq “shqip e troç” ka folur përgjatë gjithë detyrës së ushtruar në Shqipëri.

Mes batutave edhe të aktorëve të “Portokallisë”, Donald Lu e tha sërish troç. Ai iu drejtua aktorëve, që ishin në rolin e liderëve politik në vend, duke u thënë: “Gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit”.

Ndërkohë, publiku thërriste: “Peshkun e Madh”.

“Na doli mjekra duke pritur, o burrë!”, iu drejtua Ambasadori Lu “Edi Ramës”.