TA ZGJEDHË VETË/ Modeli i propozon të dashurës me gjashtë unaza të ndryshme (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
TA ZGJEDHË VETË/ Modeli i propozon të dashurës me gjashtë unaza të ndryshme (FOTO+VIDEO)

TA ZGJEDHË VETË/ Modeli i propozon të dashurës me gjashtë unaza të ndryshme (FOTO+VIDEO)

Momenti i propozimit për martesë tani ka shkuar një hap më lart. Këtë e ndryshoi modeli i quajtur Dennis Brown II.

Në vend që të zgjidhte vetëm një unazë për t’i propozuar të dashurës së tij, Dennis Brown II mendoi se do të ishte më mirë nëse do t’i lejojë asaj të zgjedhë vetë nga gjashtë opsionet. Po, po gjashtë unaza.

Ai paketoi gjashtë unazat në një kuti të madhe dhe të adhurueshme në formë zemre. Por pyetja është: cilën mori ajo? E dashura e Brown mori një unazë të madhe dhe nga ajo që ne mund të shohim ka bërë përzgjedhje të duhur.

Dhe kjo nuk është e gjitha, për ta bërë siç duhet Dennis shkroi një mesazh të mrekullueshëm dhe të sinqertë për gruan e tij të ardhshme.

Është e sigurt të thuhet se Dennis Brown II ia ka kaluar të gjitha propozimeve të bëra ndonjëherë… burra paçi fat në propozimet tuaja!