Rreth dy javë më parë juristja e njohur, Eni Çobani, u përfshi në një aksident gjatë rrugës për një seancë gjyqësore ne Tropojë. Përgjatë kësaj kohe Eni nuk ka preferuar të flasë shumë për këtë situatë të pakëndshme, por sot ka vendosur të tregojë gjithçka. Avokatja ishte e ftuar speciale në emisionin ‘Provokacija’ në ‘ABC News’, ku ka rrëfyer se çfarë ndodhi ditën e aksidentit dhe si ndihet tani.
Çobani ka thënë se nuk dashur të flasë, sepse kanë kaluar vetëm dy javë dhe do i duhet pak kohë derisa të rikuperohet edhe nga ana e gjendjes emocionale. Ajo është shprehur se e konsideron veten me shumë fat që doli gjallë nga aksidenti, duke qenë se kishte rënë në 24 metra thellësi. Eni ka rrëfyer se pavarësisht asaj që ndodhi, vendosi ta mbyllte seancën gjyqësore dhe më pas u nis në Tiranë me lëndime të shumta. “Gjyqi ishte pasi ndodhi aksidenti. Gjest heroik ose jo unë ashtu e ndjeva ta bëj, më sugjeruan në fakt që të mos shkoja, por e ndjeja që duhej të shkoja. Nuk e di janë disa momente që, të them të drejtën e ndjeva se ndoshta Zoti më shpëtoi për atë që vajta”, – ka thënë avokatja. Ajo ka shtuar se mban mend çdo gjë nga aksidenti, sepse nuk e kishte humbur për asnjë moment koshiencën. Kujtojmë se në momentin e aksidentit, Eni shoqërohej edhe nga ministria për dialog e Kosovës, Edita Tahiri. /revistawho.com