STUDIMI/ Nga sot e tutje mos u lani dhe depiloni që burrave tu pëlqejë seksi oral – AlpeGossip
STUDIMI/ Nga sot e tutje mos u lani dhe depiloni që burrave tu pëlqejë seksi oral

STUDIMI/ Nga sot e tutje mos u lani dhe depiloni që burrave tu pëlqejë seksi oral

Mund t’i shisni gjithçka njerëzve nëse së pari i bindni se kanë një problem. Këtë kanë bërë prej vitesh kompanitë farmaceutike, duke zgjeruar larmishmërinë e produkteve veçanërisht për një zonë specifike: vaginat.

Letra të lagura po zonën intime, larës, spraj për freski, deodorant, zbardhja, ngushtimi vaginal, labioplastika – mesazhi është i qartë, ajo zonë ose është e pistë, ose është prishur dhe ka nevojë për rregullim.

Së fundmi kanë shpikur mbathje latex të posaçme për seksin oral dhe nëse nuk të mbrojnë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, për çfarë hyjnë në punë?
Ato janë shumë elastike, të buta si mëndafshdhe kanë aromë vaniljeje. Kështu personi që shkon me ju nuk do të ndjejë shijen e lëngjeve të tua vaginale, ose të përballet me ndonjë gjë që mund të sekretoni.

Dhe çështja është këtu: seksi oral s’ka nevojë të dezinfektohet, duhet të festohet!

Nuk ka një moment ideal për seks oral, dalja nga dushi, zbritja nga pista e vrapimit apo në fund të një kampimi tre-ditor në pyje.

Një vaginë që mban aromën e djersës, eksitimit dhe seksit, është shumë më tërheqëse se një që ka maskuar aromën e vet natyrale nga vanilja dhe akullorja.

Një studim i kryer në 2016-ën zbuloi se 93% e burrave të moshave 18-24 vjeç pëlqejnë të bëjnë seks oral dhe nuk besojmë se po mbanin hundët kur e bënin këtë.

Duke e pranuar partneren siç është, duke i treguar se e duam dhe dëshirojmë trupin e tyre, është thelbi i çdo akti seksual. Nëse shkojmë përtej industrisë së bukurisë dhe i bëjmë të qartë që na pëlqen të bëjmë seks oral pavarësisht qimeve, sa lagen apo çfarë arome dhe shijeje kanë, mund të riparojmë një dëm të madh që është bërë nga industria e shëndetit dhe bukurisë, që prej vitesh i bind gratë për të kundërtën.