“Çrregullimi snapchat”/ Adoleshentet po bëjnë operacione plastike që të ngjajnë si në filtra (FOTO) – AlpeGossip
“Çrregullimi snapchat”/ Adoleshentet po bëjnë operacione plastike që të ngjajnë si në filtra (FOTO)

“Çrregullimi snapchat”/ Adoleshentet po bëjnë operacione plastike që të ngjajnë si në filtra (FOTO)

Adoleshente rreth e qark botës po iu nënshtrohen operacioneve plastike që të ngjajnë njëlloj siç duken në filtrat e Snapchatit dhe jo vetëm.

Sipas mjekëve kjo mund të jetë shenjë paralajmëruese se ato vuajnë nga çrregullime mendore.

Përveç brirëve të njëbrirëshve, apo veshët e qenit, Snapchati dhe Instagrami ofrojnë gjithashtu filtra perfekte që e bëjnë lëkurën të duket si ajo e bebeve apo të ndryshojnë ngjyrën e syve. Pra me pak fjalë teknologjia e editimit të fotove po i bën adoleshentët që të vuajnë nga një sëmundje mendore që quhet “Snapchat dysmorphia.”

Një nga autorët e studimit, Dr. Neelam Vashi shprehet:

Një fenomen i ri i quajtur ‘Snapchat dysmorphia’ është përhapur gjerësisht dhe tashmë pacientët po kërkojnë kirurgji që t’i ndihmojë të duken si në versionin e ‘filtruar’ të vetes së tyre.”
Sipas kirurgëve plastikë, pacientët nuk po u sjellin më foto të njerëzve të famshëm si referencë por, në fakt po sjellin selfie të vetes së tyre të edituar që të duket në versionin perfekt të vetes së tyre.

Dr Vashi shton:

Një rregullimi vogël në Facetune mund ta bëjë lëkurën të duket e pastër, dhëmbët më të bardhë dhe sytë e buzët më të mëdha. Një shpërndarje e shpejtë në Instagram dhe ja ku shpërthejnë like-t dhe komentet.”