E MBAJTI TË FSHEHTË PREJ VITESH/ Rona Nishliu flet për herë të parë për bashkëshortin (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
E MBAJTI TË FSHEHTË PREJ VITESH/ Rona Nishliu flet për herë të parë për bashkëshortin (FOTO+VIDEO)

E MBAJTI TË FSHEHTË PREJ VITESH/ Rona Nishliu flet për herë të parë për bashkëshortin (FOTO+VIDEO)

Në shtator të vitit të kaluar, këngëtarja shumë e dashur për publikun e që na ka përfaqësuar në Eurovision, Rona Nishliu i dha fund beqarisë me një dasmë ku ishin të ftuar familjarët e miqtë e saj të ngushtë.

Ditën e dasmës u publikuan edhe fotot e para të Ronës me partnerin e saj të cilin prej vitesh e kishte mbajtur larg syrit të publikut.

Në një intervistë për “Panorama plus”, së fundmi Rona ka folur për herë të parë për bashkëshortin duke u shprehur se ai e ndihmon shumë në krijimet e saj muzikore.

“Bashkëshorti im është dëgjues aktiv, me një shije tejet të hollë për muzikën dhe opinionet e tij më ndihmojnë shumë në krijimet e mija”, është shprehur Rona.

E pyetur kur do të bëhet nënë, këngëtarja është përgjigjur: “Në një të ardhme të afërt shpresoj që të ketë të reja pozitive, të cilat do t’i ndaj me të gjithë”.

Së fundmi Rona u rikthye në muzikë me projektin e veçantë “Mindil”, ku këngët e rëndësishme të thesarit shqiptar i ka sjellë në stilin jazz eksperimental.