“Dua ta puth”, moderatori i njohur e ‘tepron’ me deklaratën për Nevina Shtyllën – AlpeGossip
“Dua ta puth”, moderatori i njohur e ‘tepron’ me deklaratën për Nevina Shtyllën

“Dua ta puth”, moderatori i njohur e ‘tepron’ me deklaratën për Nevina Shtyllën

Nevina Shtylla është një nga moderatoret më të bukura të ekraneve shqiptare. Ajo ka rënë gjithmonë në sy për butësinë dhe elegancën e saj, por këtë radhë ka rrëmbyer zemrën e moderatorit të njohur të “Wake Up”, Isli Islami.

I ftuar në emisionin ‘You&Me’ në Energy Radio, Isli është pyetur nga dy moderatorët se kë nga personazhet e njohur do donte të puthte. Pa hezituar fare moderatori ka thënë se do kishte shumë dëshirë të puthte Nevinën. “Më pëlqen shumë. Më duket një nga vajzat më të ëmbla në portret dhe më kanë thënë që siç duket ashtu është dhe si tip,” – ka thënë ai duke qeshur.

Bukuroshja e  ekranit, Nevina është gjithashtu një aktore shumë  e mirë. Në vitin 2010 ajo rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria”, duke u shpallur zyrtarisht një nga më të bukurat shqiptare. Deri më sot, Nevina nuk ka deklaruar ende asnjë lidhje zyrtare.