NGA DIETA TEK LARJA/ Çfarë bëjnë gocat që kanë super flokë – AlpeGossip
NGA DIETA TEK LARJA/ Çfarë bëjnë gocat që kanë super flokë

NGA DIETA TEK LARJA/ Çfarë bëjnë gocat që kanë super flokë

E kemi fjalët për ato vajzat që kanë flokë të mrekullueshëm, që nuk vuajnë nga mungesa e shkëlqimit, majat dyshe, ngjyra e flokëve, apo probleme të tjera të zakonshme që i kanë shumë prej nesh. Nëse mendoni se e gjithë kjo lidhet me genin, e keni gabim! Në fakt ato kanë ushtruar kujdes të vazhdueshëm për të pasur flokët e shëndetshëm.

Ja disa prej sekreteve të tyre:

1. Dieta e tyre ushqimore është e shëndetshme.

Flokët e shëndetshëm fillojnë nga brenda. Vajzat me flokë nga ato që i keni zili zakonisht kanë një dietë shumë të balancuar. Është e rëndësishme marrja e proteina për flokë të shëndetshëm apo e suplementeve për lëkurën e kokës.

2- Ato nuk i lajnë flokët çdo ditë

Femrat që kanë flokë për t’u pasur zili zakonisht përpiqen të qëndrojnë deri në 3 ditë përdorur shampot. Larja e tepërt është mënyra më e thjesht për t’i dehidratizuar, për t’i pasur më të thatë dhe pa shkëlqim.

3- Zgjedhin produkte hidratuese

Maskat hidratuese duhet të jenë miqtë tuaj më të mirë. Duke përdorur ato 1 herë në javë, do i bëni flokët të jetë në formën më të mirë.

4- Ato i mbrojnë flokët e tyre nga nxehtësia

Për femrat që përdorin shumë (çdo ditë) nxehtësinë në flokët e tyre është shumë e rëndësishme të përdorin mbrojtës ndaj temperaturave të larta.

5- Ato kanë një axhendë për lyerjen e tyre

Lyerja e shpesh dhe e tepërt mund të jetë shumë e dëmshme për flokët tuaj. Është e rëndësishme të vendosni një periudhë të caktuar kohe nga lyerja në lyerje.

6- Nuk frikësohen nga gërshërët

Edhe femrat që janë të dëshpëruara për të rritur flokët, duhet t’i japin atyre një prerje të shëndetshme ndonjëherë.

7- Ato jo thjesht flenë por flenë më mirë

Nëse do të flini 8 orë të ditës suaj, ju duhet t’i jepni të njëjtën kohë pushimi dhe rekuperimi edhe flokëve tuaj. Gjëja e parë që duhet të merrni në konsideratë është zëvendësimi i jastëkëve pambuk me ato satin. Kjo do të krijojë më pak fërkime, do të reduktojë krijimin e ondeve apo rrëmujës në flokë.

8- Ato nuk e neglizhojnë kurrë skalpin e tyre

Ja një arsye më shumë për të mos injoruar masazhin e skalpit të kokës. Përdorni trajtime hidratuese për të ushqyer dhe mbajtur të gjallë skalpin tuaj.

9- Ato përdorin produkte që shkaktojnë rënien e flokëve

Evitoni produktet e forta (për shembull llastikët) që ju ndihmojnë të mbani modelin e flokëve , pasi ato ndikojnë në rënien e tyre. Nëse kjo ndodh shija që mbeten nuk është absolutisht e mirë.

10- Ato refuzojnë të besojnë gojëdhënat e vjetra

E keni parasyshkëshillën e mamasë për t’i krehur flokët çdo here? Ju nuk duhet ta bëni këtë! Krehja e tyre e herëpashershme ndikon në shkatërrimin e tyre, tërhqejen e sforcuar, elektrizimin dhe më shumë gjasa dhe rënien.

11- Ato i shpëlajnë flokët me ujë të ftohtë

Provoni një shplarje me ujë të ftohtë në fund të dushit. Kjo do të ndihmojë në një shkëlqim më natyral të flokëve sepse uji i nxehtë mund të largojë yndyrnat mbrojtëse nga floku.

Burimi: Pop Sugar