Nëse Era Istrefi ka ngjashmëri zëri me Rihanna-n, Dafina Zeqiri duket “copy-paste” si ylli botëror në klipin FUEGO – AlpeGossip
Nëse Era Istrefi ka ngjashmëri zëri me Rihanna-n, Dafina Zeqiri duket “copy-paste” si ylli botëror në klipin FUEGO

Nëse Era Istrefi ka ngjashmëri zëri me Rihanna-n, Dafina Zeqiri duket “copy-paste” si ylli botëror në klipin FUEGO

Shumë prej këngëtareve shqiptare janë krahasuar me yllin botëror. Keshtu ndodhi edhe me Rita Oran në fillimet e saj, gjë e cila nuk u prit fare mirë nga RiRi. Më pas edhe Era Istrefi kështu mori famën ndërkombëtare, fansat e yllit të pop-it e ‘zbuluan’ Erën dhe kënga më pas u bë virale ngado, sidomos në Twitter. Njëjtë edhe me Dafinën, madje nëse e shihni me vëmendje ajo duket sikur të ishte “fëmija” e Rita Ora-s dhe Rihanna-s.

Në klipin e saj më të ri ajo jo vetëm që vjen e zjarrtë si FUEGO, por duket se premton shumë për këtë verë. Fansat shqiptare e pritën mjaft mirë, por ka dhe nga ata të cilët i thonë se nuk ia doli në Amerikë dhe u kthye sërish këtej ku e vleresojnë.

Përveçse ka mahnitur me zërin e saj, Daffy shfaqet tepër provokuese në klip dhe në pjesën e fundit të klipit ajo ka një ngjashmeri të madhe me yllin botëror.

Mjafton të shihni klipin më poshtë dhe do e kuptoni ngjashmërine mes tyre.