MIRUPAFSHIM PËRSOSMËRI/ H&M reklamon veshjet me trupa “të vërtetë” – AlpeGossip
MIRUPAFSHIM PËRSOSMËRI/ H&M reklamon veshjet me trupa “të vërtetë”

MIRUPAFSHIM PËRSOSMËRI/ H&M reklamon veshjet me trupa “të vërtetë”

Kolosi i modës suedeze ka përzier në imazhet e fushatës së re publicitare për rroba plazhi me ato të një vajze pëlqyeshëm të papërsosur, duke fituar kështu duartrokitjet e publikut.

Vetëm një postim ka mjaftuar për të marrë 800 mijë pëlqime në më pak se 24 orë.

Modelja e zgjedhur për të veshur kostumet e reja të H&M është një vajzë shumë e bukur, por “reale”, me format e saj të buta dhe pa muskuj të formuar barku, prandaj pëlqehet. Shumë.

“Një grua e vërtetë, urime!” komenton dikush.

“Faleminderit që na treguat një trup të vërtetë, jashtë çdo standardi të bukurisë së paarritshme”, shprehet një tjetër.

Fotoja i përket fushatës “Sweet summer escape” (Arratia e ëmbël e verës) dhe në site gjendet ndër dhjetëra foto të tjera që protagonist kanë edhe vajza të tjera, të dobëta, të mbushura, jo domosdoshmërisht plus size. Pa teprime, thjesht origjinale.

H&M i bashkohet lëvizjes body positive (trup pozitiv), duke hequr dorë nga standardi i bukurisë që për dhjetëra vjet është propozuar nga mediat. Një mesazh pozitiv ky posaçërisht për këdo që bukuria trupore nuk i hyn në kornizat e paracaktuara të “bukurive të kopertinave”, duke i ftuar ta pëlqejnë veten edhe në papërsosmëri.

Edhe modelet kanë një çikë bark, pak celulit dhe shenja.