Këto VIDEO të prindërve të Ledrit që e shoqërojnë reperin duke kënduar janë PERLË! – AlpeGossip
Këto VIDEO të prindërve të Ledrit që e shoqërojnë reperin duke kënduar janë PERLË!

Këto VIDEO të prindërve të Ledrit që e shoqërojnë reperin duke kënduar janë PERLË!

Këngëtari Ledi Vula feston sot ditëlindjen e tij të 32-të. Kjo është një ditë speciale për të dhe sigurisht e mbushur me surpriza të shumta. Ndër miqtë i pari që e uroi për ditëlindjen e tij ishte menaxheri Faton Shoshi, i cili shprehej se ndihej i lumtur që ka një mik si ai.

Ndërkohë të gjithë ne jemi kurioz të dimë se ku dhe më kë do ta festojë Ledri sot ditëlindjen. Që në orët e para të mëngjesit ai ka postuar në Instastory disa video ku shfaqet duke kënduar së bashku me dy prindërit e tij.

Nëna e tij, Xheraldina Vula është një personazh i njohur për të gjithë ne, pasi ajo moderon një emision gatimi në Kosovë, ndërsa babi i Ledrit ka preferuar të qëndrojë i tërhequr nga jeta publike.

Në video-t e postuara në Instastory Ledri shfaqet duke kënduar se tashmë ka bërë 32 vjeç, ndërkohë që fillon të këndojë edhe babai i tij.

“Unë dhe babai im të dy ndihemi 23 vjeç”, shkruan Ledri krahas videos ku shfaqet duke kënduar së bashku me të atin.

 

Ndërsa video-ja ku shfaqet së bashku me të ëmën është edhe më gazmore.

“Mami ndihet kajsi”, shkruan duke qeshur Ledri krahas videos ku shfaqet së bashku me të ëmën.