SHQIPTARËT E LONDRËS SURPIZOJNË LUIZIN/ Këngëtari merr dhuratën speciale: U magjepsa, shumë e bukur – AlpeGossip
SHQIPTARËT E LONDRËS SURPIZOJNË LUIZIN/ Këngëtari merr dhuratën speciale: U magjepsa, shumë e bukur

SHQIPTARËT E LONDRËS SURPIZOJNË LUIZIN/ Këngëtari merr dhuratën speciale: U magjepsa, shumë e bukur

Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother, ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja. Pa kaluar një javë, një super lajm erdhi nga moderatori dhe aktori Donald Veshaj dhe kishte të bënte pikërisht me një këngë me Luizin. Më datë 4 Qershor artisti i njohur publikoi në kanalin e tij zyrtar në Youtube këngën e parë solo pas daljes si fitues nga edicioni i dytë i “BBV”. Projekti i tij më i ri titullohet “Përjetësisht” dhe u kthye menjëherë në një sukses të padiskutueshëm.

Ditën e sotme Luizi ka postuar një video teksa ka treguar një dhuratë që ka marrë nga një adhurues i tij, i cili jeton jashtë vendit dhe mund të themi se ishte diçka shumë e veçantë. Fotoja e dasmës së tij dhe Kiarën e stampuar në simbolin e shqiponjës së flamurit kuq e zi, e cila kishte ndriçim dhe duket se Luizit i ka pëlqyer shumë.

 

 

Ditën e sotme pasi është kthyer nga xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë” që po zhvilloheshin në Shkodër, Luiz Ejlli ka treguar se ka shkuar në zyrat e Top Channel dhe ka ngritur dyshimet se mos ndoshta do të jetë përsëri pjesë në sezonin e ri të “BBV”. Kjo pasi gjatë videos është shprehur me disa fjalë dhe ka treguar logon e “BBV”.