“I RRUAJTA ME BRISKUN E BABIT”/ Jonida Maliqi kthehet pas në kohë, rrëfen çmenduritë e adoleshencës (VIDEO) – AlpeGossip
“I RRUAJTA ME BRISKUN E BABIT”/ Jonida Maliqi kthehet pas në kohë, rrëfen çmenduritë e adoleshencës (VIDEO)

“I RRUAJTA ME BRISKUN E BABIT”/ Jonida Maliqi kthehet pas në kohë, rrëfen çmenduritë e adoleshencës (VIDEO)

Jonida Maliqi është një nga këngëtaret më të përfolura në showbizin shqiptar, sidomos për jetën e saj private. Pavarsisht se herë pas here sjell klipe të ndryshme muzikore, mediat janë fokusuar në jetën private të këngëtares, sidomos në periudhën e divorcit nga bashkëshorti.

E ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ në sekuencën ‘Flakë fare’, Jonida ka treguar gjërat më pikante nga jeta e saj. E pyetur nga moderatori Kelvi Kadilli për çmenduritë e adoleshencës, Jonida ka rrëfyer se ka bërë dy prej tyre.

“E tmerrshme, kam bërë dy në fakt. Në moshën 14-vjeçare po shikoja një grup muzikor dhe teksa shikoja klipin e tyre seksi me një vetull të hollë si fije peri fillova t’i hiqja dhe unë.

Kur erdhi ime më, më shau, më tha që ‘je bërë si një vajzë e ndyrë, mjerë ti nëse të shikon babi në këtë gjendje’. Kështu direkt i lyva me laps dhe prita derisa të rriteshin e t’i mbaja në gjendje normale. E ndërsa një tjetër është se unë gjithmonë i ka pasur kompleks barsetat edhe sot e kësaj dite i vuaj, kështu që i rruajta me briskun e babit.,”- tregoi Jonida