“NUK FLAS PËR INJORANTET”/ Kelvi Kadilli shpjegon të vërtetën e fobisë nga të shëmtuarit (VIDEO) – AlpeGossip
“NUK FLAS PËR INJORANTET”/ Kelvi Kadilli shpjegon të vërtetën e fobisë nga të shëmtuarit (VIDEO)

“NUK FLAS PËR INJORANTET”/ Kelvi Kadilli shpjegon të vërtetën e fobisë nga të shëmtuarit (VIDEO)

Moderatori i njohur shqiptar, Kelvi Kadilli ka zbuluar të vërtetën e fobisë nga “njerëzit e shëmtuar”. Në emisionin “Mos i fol shoferit” në Ora News, ai tregoi se njerëzit, të cilët i quan injorantë janë keqkuptuar pasi nënkuptonte një gjë tjetër.

Kelvi Kadilli: Është bërë shumë e lezetshme kjo puna e fobisë se janë bërë artikuj nga portale pafund, që kam thënë për njerëzit e shëmtuar. Tentova ta sqaroja këtë gjë, por nuk e sqarova sepse them që flas për ata njerëz që më kuptojnë, jo për ata që janë injorantë. Fobia ime nuk janë njerëzit e shëmtuar.

Njerëzit bëhen të shëmtuar kur janë të palumtur dhe kur janë të shëmtuar në shpirt dhe e transmetojnë.

Ndër të tjera, Kelvi tregoi edhe fobinë e tij të vërtetë, e cila lidhet edhe me punën që ka.

Kelvi Kadilli: Fobia ime e vërtetë është kur humb fokusin dhe ka momente që ndodh, mund të jetë emocion i lartë, pritshmërinë e lartë. Kur humb fokusin, më kap ankthi shumë keq.