ME FLOKË TË QETHURA ZERO/ Einxhel Shkira duket fiks si Angelina Jolie (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
ME FLOKË TË QETHURA ZERO/ Einxhel Shkira duket fiks si Angelina Jolie (FOTO+VIDEO)

ME FLOKË TË QETHURA ZERO/ Einxhel Shkira duket fiks si Angelina Jolie (FOTO+VIDEO)

Moderatorja Einxhel Shkira është shumë aktive në rrjete sociale, kryesisht në Instagram. Së fundmi ajo ka publikuar një video me një model të ri flokësh dhe ka kërkuar të dijë mendimin e ndjekësve të saj.

Einxhel shfaqet me flokë të kapura por në fakt duket sikur t’i ketë qethur zero. “Kështu do dukeshin flokët e mia nëse do ishin zero, nëse do shkoja ushtare dhe do kisha sytë me ngjyrë”, dëgjohet të thotë moderatorja, e cila ka përdorur një efekt që ia ka bërë sytë blu.

View this post on Instagram

Uh Einxhel Shkira 😍

A post shared by @ vipvideoos__ on

Komentet e ndjekësve nuk kanë munguar dhe të gjithë kanë shprehur një mendim të përbashkët: që Einxhel duket si Angelina Jolie! Moderatorja ka publikuar në Instastory biseda nga inbox-i i saj, ku shihen mesazhe të shumta që i vënë në pah ngjashmërinë me Angelinën.

“Mirë që s’kam me çfarë i qeth në shtëpi dhe shyqyr që mbaroi karantina se…”, shkruan moderatorja në një foto ku e kanë krahasuar me aktoren.

“Po vazhduat kështu do përfundoj te berberi nesër”, shkruan ajo në një foto tjetër.