Thuhet se është fejuar me Alba Hoxhën, Albi Nako flet për herë të pare për këtë lidhje - AlpeGossip
Thuhet se është fejuar me Alba Hoxhën, Albi Nako flet për herë të pare për këtë lidhje

Thuhet se është fejuar me Alba Hoxhën, Albi Nako flet për herë të pare për këtë lidhje

Kjo periudhë ka qenë mjaft e ngarkuar për koreografin e njohur shqiptar Albi Nako. Përveç projekteve të shumta që ka në television, por jo vetëm, për Albi Nakon duket se ka shumë lajme nga jeta e tij private.

Pas ndarjes me balerinën e njohur, Klaudia Pepa, për Albin filluan të qarkullojnë lajmet se ai është në një lidhje të re me prezantuesen e motit, Alba Hoxha. Disa kohë më parë një udhëtim pune i dyshes së njohur në Paris dhe Amsterdam, u bë kryefjala e mediave, duke u shkruar gjërë e gjatë se ata ishin në një lidhje.

Koreografi Albi Nako i mohoi asokohe lajmet se është në një lidhje me Albën. Mirëpo, mediat vazhduan të shkruajnë për historinë e tyre. Dje dhe sot në portale, ka marrë dhenë lajmi se Albi dhe Alba e kanë çuar në një tjetër nivel lidhjen e tyre; duke e bërë zyrtare me një fejesë.

Dyshja e njohur nuk kanë komentuar rreth këtij lajmi që ka dy ditë që zien rrjetin. Mirëpo, sot në një prononcim për Revistën Class, koreografi i trupës së baletit të Tv Klan ka folur rreth kësaj fejese.

“Nuk është i vërtetë ky lajm. Unë nuk jam fejuar”,-është shprehur Nako. Madje ai ka mohuar sërish zërat se ai është në një lidhje me Albën. Albi është shprehur se as nuk është i lidhur me Albën dhe as nuk është fejuar. Pra e morët vesh të vërtetën? Albi nuk është FEJUAR.