(VIDEO, FOTO) Kush është reperi shqiptar që sulmoi këngëtaren britanike dhe fjalët që tha – AlpeGossip
(VIDEO, FOTO) Kush është reperi shqiptar që sulmoi këngëtaren britanike dhe fjalët që tha

(VIDEO, FOTO) Kush është reperi shqiptar që sulmoi këngëtaren britanike dhe fjalët që tha

Një djalë i ri ka “sulmuar” në mes të performancës në skenën e Eurovizionit në Lisbonë këngëtaren Surie nga Britania.

 Ai i mori dhunshëm mikrofonin nga dora këngëtares 29-vjeçare të shtunën në mbrëmje dhe bërtiti “Nazistët e medias në Mbretërinë e Bashkuar, kërkojmë liri” para se të nxirrej menjëherë nga skena.

Teksxa në bluzën e tij shkruhej “Punët e mafias shtetërore britanike: Media britanike”, ndërsa poshtë “Porositeni në Amazon”.

Me sa duket fansi është një reper që aspiron shumë dhe çuditërisht me origjinë shqiptare. Ai quhet Kostandin dhe njihet me emrin e artit si Dr. A.C, shkruan “ekspress”.

Kjo nuk është hera e parë që ai ndërpret një event live e për këtë është shndërruar në një ikonë televizive në mendjen e britanikëve.