MOMENTE INTIME NË VASKË/ Einxhel dhe Dj Dagz e kaluan natën në suitë (VIDEO) – AlpeGossip
MOMENTE INTIME NË VASKË/ Einxhel dhe Dj Dagz e kaluan natën në suitë (VIDEO)

MOMENTE INTIME NË VASKË/ Einxhel dhe Dj Dagz e kaluan natën në suitë (VIDEO)

Einxhel dhe DJ DAGZ mund t’i quajmë tashmë zyrtarisht si çifti i tretë i këtij “Big Brother VIP”, ku përveç debateve, s’duhet ta mohojmë se ka pasur dhe shumë dashuri.

Mbrëmjen e djeshme, suitën e famshme e shijuan Einxhel dhe Arbri, ku kanë ndarë momente intime së bashku në vaskë.

Ata madje kanë pasur më shumë afrimitet se vetë Donaldi dhe Beatrix, ku të gjithë prisnin të ndodhte ‘nami’ në suitë me çiftin e shumë përfolur.

VIDEO

Einxhel gjatë spektaklit të së Martës u fsheh prapa kolltukut, kur po jepeshin puthjet e saj ‘baby kiss’ me Arbrin. Madje ajo shtoi se është person hermetik dhe se asnjëherë nuk ka qenë e hapur për lidhjet e dashurisë, duke qenë se ka preferuar t’i mbaj private.

Po duket se çdo gjë ndryshoi pasi ajo mori një video-mesazh nga Aurora, motra e DJ DAGZ, e cila i tha se i duket një vajzë shumë e fortë.

Direkt pas asaj mbrëmje, Einxhel duket se e hodhi pas sikletin dhe pati puthje të tjera me DJ DAGZ.

Gjithashtu , gazetarja u lehtësua shumë kur Arbri vendosi të qëndronte deri më 18 Shkurt, nëse do e votoj publiku dhe ajo tha se nuk donte ta jepte shumë veten, pasi nuk e dinte as se çfarë vendimi do të merrte ai.