Një histori dashurie NDRYSHE! Xhemilja: Si më bëri për vete xhuxhi dhe u martova me të (VIDEO) – AlpeGossip
Një histori dashurie NDRYSHE! Xhemilja: Si më bëri për vete xhuxhi dhe u martova me të (VIDEO)

Një histori dashurie NDRYSHE! Xhemilja: Si më bëri për vete xhuxhi dhe u martova me të (VIDEO)

Agim dhe Xhemile Vatovci, prej 26 vitesh janë të martuar dhe kanë krijuar familje. Ata janë një çift i veçantë, pasi Agimi vuan nga sëmundja e nanizmit, ndërsa Xhemilja është një grua normale.
Pavarësisht të gjithave, Xhemilja pranoi të ngrinte jetën e sj me Agimin, edhe pse fëmijët e tyre mund të trashëgonin sëmundjen e të atit.

Dhe kështu ndodhi.

Xhemilja është bashkëshortja e dytë e burrit të shkurtër. Ai shprehet se bashkëshortja e tij e parë, e cila ka ndërruar jetë rreth 26 vite më parë, vuante nga e njëjta sindromë sikurse dhe ai vetë, por fëmija i tyre lindi një djalë i shëndetshëm dhe me trup normal.

Ndërkaq, dy fëmijët e tjerë të tyre trashëguan nanizmin.

Xhemilja rrëfne tek Rudina se si ishin fillimet e saj dhe se si e bëri për vetë burri i shkurtër.

Ajo thotë:

Ne jemi njohur me shkuesi. Ka qenë moment shumë i vështirë kur e kam takuar për herë të parë. Por me fjalët e tij më ka bërë për vete. Ato fjalë më kanë prekur në zemër dhe e kam pranuar si bashkëshort. Në atë moment kemi vendosur të jemi bashkë. Ne kemi dy fëmijë, i madhi është 18 vjeç dhe i vogli 14-të. Që kur kemi vendosur të krijojmë familje bashkë kemi marrë parasysh se fëmijët tanë mund të preken nga nanizmi pasi është i trashëguar”.