PO MUNDOHENI TË SHESHONI BARKUN NË PRAG TË PLAZHIT? 6 hapa për t’ja dalë në kohë rekord – AlpeGossip
PO MUNDOHENI TË SHESHONI BARKUN NË PRAG TË PLAZHIT?  6 hapa për t’ja dalë në kohë rekord

PO MUNDOHENI TË SHESHONI BARKUN NË PRAG TË PLAZHIT? 6 hapa për t’ja dalë në kohë rekord

Nëse edhe ju keni filluar të shqetësoheni për linjat trupore në prag të sezonit të plazhit, atëherë mirë se erdhët në grup! Ashtu si ju, edhe shumë gra e vajza të tjera janë në kërkim të metodës perfekte për të eliminuar kilogramët e tepërt e veçanërisht ato më kokëfortët që ndodhen pikërisht në zonën e barkut që duket se nuk do të largohen kurrë. Por nuk keni ende përse t’i humbni shpresat, sepse siç do t’ju zbulojmë pak më poshtë, mund ta arrini një gjë të tillë në kohë rekord me vetëm 6 hapa, fiks në kohë për nisjen e sezonit veror.

1. Konsumoni pijet tuaja të preferuara pa sheqer të shtuar

Sipas një studimi të kryer në një periudhë 6-vjeçare nga revista “Circulation”, personat që konsumonin në përditshmëri pije të ëmbëlsuara shtonin çdo ditë 27% më shumë dhjam në pjesën e barkut sesa ata që nuk e bënin një gjë të tillë.

Ndaj për të pasur një bark më të sheshtë, eliminoni pijet e ëmbëlsuara si ato capuchino-t me shllak, pijet e gazuara, ato energjike dhe kur porosisni lëngje të freskëta, përzgjidhni perimet në vend të frutave.

2. Njihuni me suplementet dietike

Suplementet dietike janë mënyra më e shpejtë dhe efektive për të humbur kilogramët e tepërt në zona specifike dhe linja e produkteve Guam që tani gjendet dhe në Shqipëri (kliko këtu) në “Gerta SPA” ka atë çka ju duhet për një bark të sheshtë dhe të tonifikuar.

Suplementet AXI-CELL që konsumohen përditë duke u tretur në një gotë ujë, përmbajnë ekstrakte vegjetale që ndihmojnë në eleminimin e lëngjeve të tepërta që shpesh janë dhe shkaktarë të problemeve estetike trupore si ato fryrjet e bezdisshme.

3. Konsideroni meditimin

Stresi i tepërt dhe i vazhdueshëm bën që trupi juaj të prodhojë kortisol, hormonin që është përgjegjës për depozitimin e shpejtë të qelizave dhjamore në pjesën e barkut.

Për të çliruar veten nga stresi i përditshëm, praktikoni 20 minuta meditim çdo ditë dhe rezultatet do t’i shihni dhe në fizikun tuaj.

4. Perime për darkë

Siç dihet gjerësisht, gjatë përpjekjeve për të rënë në peshë, është e këshillueshme që vakti më i madh të konsumohet në drekë dhe në darkë, diçka më e lehtë.

Mirëpo, sipas një studimi mjekësor, personat që konsumonin një darkë vegjetariane, e kishin më të thjeshtë të dobësoheshin në pjesën e barkut dhe të belit. Pra në darkë, rezervoni një pjatë të mirë me perime.

5. Zgjidhni trajtimet e duhura
Përveç regjimit ushqimor, një trajtim specifik është thelbësor për dobësimin e shpejtë në zonën e barkut dhe belit. I tillë është kremi me efekt të nxehtë i linjës Guam DUO, i përbërë nga algat mrekullibërëse me të njëjtin emër që vepron duke shpërbërë depozitat e dhjamit specifikisht në zonën e barkut dhe belit.

Rezultati: Një siluetë më elegante dhe sipërfaqe e tonifikuar.

6. Relaks para gjumi

Të gjithë e dimë se mungesa e gjumit na çon drejt shtimit në peshë. Një studim 6-vjeçar rreth obezitetit zbuloi se njerëzit që flinin më pak se 6 orë gjumë në ditë, shtonin më shumë se dyfishin e masës dhjamore (kryesisht në zonën e barkut), krahasuar me ata që flinin 7-8 orë.

Ndaj për një gjumë të mirë dhe të qetë, në mbrëmje shmangni stimulimet vizuale si televizori apo celulari. Mundohuni të mos flini me kafshë shtëpiake në krevat si dhe ta mbani temperaturën e dhomës 15-20 gradë Celcius.