DO BËHET NËNË PËR HERË TË DYTË/ Almeda Abazi publikon FOTON e ëmbël me motrën dhe nënën në ditët e fundit të lindjes – AlpeGossip
DO BËHET NËNË PËR HERË TË DYTË/ Almeda Abazi publikon FOTON e ëmbël me motrën dhe nënën në ditët e fundit të lindjes

DO BËHET NËNË PËR HERË TË DYTË/ Almeda Abazi publikon FOTON e ëmbël me motrën dhe nënën në ditët e fundit të lindjes

Në janar të këtij viti, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë. Aktorja zgjodhi tre poza për të dhënë lajmin e bukur, ku shfaqej me partnerin në kopshtin e shtëpisë dhe mbante me dorë barkun tashmë të rrumbullakosur.

“Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”, shkroi Almeda.

Më pas dy aktorët zbuluan gjininë e fëmijës në një festë të vogël familjare që organizuan në shtëpi. Ata hapën një kuti ku ishin rroba foshnjeje, ndërsa ngjyra e kuqe i ka treguar atyre se po bëhen me vajzë! Madje Almeda dhe Tolgahan kanë zgjedhur që vajzës t’i vendosin emrin, Alina, ndonëse nuk ka ardhur ende në jetë.

Megjithatë e vogla mund të vijë në jeta nga dita në ditë, sepse Almeda është në muajin e fundit të shtatzënisë. Së fundmi, ajo ka postuar në Instagram një foto bashkë me nënën dhe motrën e saj, ku na ka dhënë një panormë mjaft të bukur të gocave të familjes.

“Alina me gjyshen & tezen”, ka shkruar bukuroshja krahas fotos.

Është pak të thuash se vajzat e familjes e kanë bukurinë në gen, sepse të treja shkëlqejnë dhe ngjajnë shumë me njëra-tjetrën!