Nëse shumicën prej tyre e përjetoni vazhdimisht, është koha ta rimendoni vendin ku bëni thonjtë.
1. Përdorin shumë vaj për kutikulat
Përdorimi i vajit në sasi të vogël i ndihmon kutikulat të zbuten dhe gjithashtu lëkurën delikate rreth gishtërinjve, por nëse e përdorni më shumë nga ç’duhet mund të ndodhë efekti i kundërt.
2. Nuk vendosin maska ose doreza
Kini parasysh sa duar dhe këmbë prekin gjatë një dite estetistet e thonjve. Eshtë e rëndësishme që ju të shihni momentin kur ndërrohen dorezat apo maskat para se të nisë puna me ju.
3. Kur kërkojnë para për heqjen e thonjve të vjetër pa ju njoftuar në avancë
Shumica e salloneve këtë shërbim e ofrojnë falas, por nëse krej papritur ju kërkojnë pa ju njoftuar më parë, konsideroni të ndërroni vend. Ju s’do të donit të përsëritej një tjetër situatë e pakëndshme.
4. Kursejnë në materialet dhe produktet që duhen përdorur
Nëse produktet e tyre janë të lira përveç të tjerave ato do të dëmtojnë thonjtë tuaj. Pasojat mund t’ju kushtojnë shtrenjtë. Në rastin më të mirë thjesht do t’ju duhet të bëni thonjtë pas 5 ditësh.
5. Thonjtë e tyre lënë për të dëshiruar
Kushtojini vëmendje thonjve të personit që po ju kuron duart. Shumë preferojnë t’i bëjnë vetë, por çfarë duhet të shihni ju edhe nëse kanë zgjedhur modelin më minimalist është gjendja e thonjve. Kutikulat, forma, anët e gishtave, etj.
6. Zhysin thonjtë në pudër
Kini parasysh vetëm që në atë pudër janë futur shumë, po shumë thonj para jush…
7. Përdorin të njëjtën bazë për çdo lloj thoi
Ndoshta nuk e dini, por ekzistojnë baza të ndryshme xheli dhe kanë secila një qëllim të caktuar. Bazë për thonjtë e dobët, për ata më të fortë, për thonj që këputen lehtë, etj, etj.
8. Kritikojnë gjithmonë punën e një tjetri
Nëse të pyesin “ku i ke bërë më parë”, konsideroni ndërrimin e vendit të thonjve.
9. Nuk janë të mirë informuar dhe refuzojnë t’i përgjigjen pyetjeve tuaja
Një profesionist nuk i shmanget pyetjeve, prandaj mos u kurseni. Pyesni për çdo dilemë që keni në lidhje me xhelin, sterilizimin apo produktet. Eshtë detyra e tyre t’ju informojnë.
10. Ju presin kutikulat
Dermatologët s’e rekomandojnë këtë sepse mund të shkaktojë infeksion dhe acarim të lëkurës. Eshtë një informacion që teknikët e thonjve duhet ta dinë.
Burimi: Bright Side