“S’MË DALIN LOTËT”/ Koço Devole tregon si e bëri për të qarë Elvanën në “2 gisht mjaltë” (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“S’MË DALIN LOTËT”/ Koço Devole tregon si e bëri për të qarë Elvanën në “2 gisht mjaltë” (FOTO+VIDEO)

“S’MË DALIN LOTËT”/ Koço Devole tregon si e bëri për të qarë Elvanën në “2 gisht mjaltë” (FOTO+VIDEO)

Aktori shumë i dashur për publikun, Koço Devole ishte i ftuar sot në “E diell”, ku gjatë intervistës zbuloi një moment shumë interesant gjatë xhirimeve të filmit “2 gisht mjaltë”, ku luante rolin e babait të këngëtares, Elvana Gjata.

I pyetur nga gazetari Ervin Kurti, mbi skenën më të vështirë që kanë hasur gjatë xhirimeve, Koço u përgjigj se ka qenë e qara e Elvana Gjatës. Aktori tregoi se këngëtarja nuk qante dot dhe ai ndezi një cigare dhe nisi të shfrynte në drejtim të fytyrës së saj, derisa i rrodhën lotët.

“Ajo ka qenë një skenë e vështirë sepse ajo mezi qante. Ajo thoshte s’më dalin lotët. Gjetëm cigare dhe i them Ermalit, ndiz cigaren, e ndezëm të dy dhe i frymë në sy. I dolën lotët dhe hyri skena më në fund”, u shpreh Koço.