“MOS MË LËR KOKË VARUR”/ Stresit i ‘humb’ durimi, ja çfarë i kërkon Kejsit: A je burrneshë… – AlpeGossip
“MOS MË LËR KOKË VARUR”/ Stresit i ‘humb’ durimi, ja çfarë i kërkon Kejsit: A je burrneshë…

“MOS MË LËR KOKË VARUR”/ Stresit i ‘humb’ durimi, ja çfarë i kërkon Kejsit: A je burrneshë…

Ish e dashura e Stresit, Kejsi është bërë pjesë e bisedimeve në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova” edhe pse nuk është pjesë në këtë show.

Kjo pasi Stresi ka përcjellë mesazh për ish-të dashurën. Arkimed Lushaj ka shfrytëzuar çdo moment për t’i dërguar sinjale ish-bashkëshortes së tij.

“A je burrnesh, çoje një mesazh, thuaj të uroj suksese në lojë. Mos më lër mua me kokë varur. Jepe ti një mesazh, thuaj unë kam jetën time, të uroj të gjesh më të mirat e jetës,”-ka thënë Stresi, duke shtuar: “Ia ka frikën shumë këtij reality-show. A e din çfarë do të thotë të vijë një vajzë e mirë dhe të të pëlqejë. Jam burrë. Ia kam frikën ndjenjave”.