LEKU LETËR/ Nuk do ta besoni sa ka kushtuar veshja e Marina Vjollcës (FOTO) – AlpeGossip
LEKU LETËR/ Nuk do ta besoni sa ka kushtuar veshja e Marina Vjollcës (FOTO)

LEKU LETËR/ Nuk do ta besoni sa ka kushtuar veshja e Marina Vjollcës (FOTO)

Moderatorja Marina Vjollca tërheq gjithmonë vëmendjen e publikut me daljet e saj në ekran. Mbrëmjen e djeshme ajo u shfaq në “Klanifornia”, me një kostum plot lule të dizenjuar nga “Dolce&Gabbana”, i cili i shkonte shumë.

Moderatorja është komplimentuar shumë për pamjen dhe me siguri njerëzit janë bërë kureshtarë për të ditur sa ka kushtuar veshja e saj. Veshja e Marinës është publikuar nga një faqe në Instagram dhe shihet se ka kushtuar plot 1440 euro.

Vetëm pantollonat kanë kushtuar 595 euro ndërsa bluza 845 euro. Kjo nuk është hera e parë që Marina zgjedh të veshë rroba nga kjo markë. Kujtojmë se për Shën Valentin ajo shkëlqeu me një fustan të kuq po nga “Dolce& Gabanna”.