Intervista që Aulona Musta dhe Roza Lati kanë për ta mbajtur mend gjithë jetën! ato të dyja bënë… – AlpeGossip
Intervista që Aulona Musta dhe Roza Lati kanë për ta mbajtur mend gjithë jetën! ato të dyja bënë…

Intervista që Aulona Musta dhe Roza Lati kanë për ta mbajtur mend gjithë jetën! ato të dyja bënë…

Aulona Musta dhe Roza Lati janë dy moderatore të cilat prej vitesh janë pjesë e televizionit. Të dyja janë figura publike shumë të pëlqyera nga ndjekësit, të dyja janë moderatore të emisioneve të pëlqyer nga të rinjtë; Aulona me “Thumb” dhe Roza me “Why Not”.

Aulona ka plot 13 vite që është pjesë e televizionit si gazetare e moderatore e ka arritur të bëjë për vete shumë fansa. Po njësoj edhe Roza prej disa vitesh është pjesë e ekranit dhe është një nga vajzat më të ndjekura në rrjete sociale. Por në këtë shkrim Aulonën dhe Rozën nuk i bën bashkë aktiviteti i tyre në televizion por intervista më e veçantë që ato kanë arritur të realizojnë. Të dyja vajzat kanë intervistuar dy prindërit e tyre të famshëm, Aulona Zotin Perlat Musta dhe Roza aktoren Rita Lati.

Aulona është vajza e Perlat Mustës portierit legjendar të ekipit të Partizanit e që të gjithë e respektojnë dhe e shohin si një nga emrat që ka bërë histori në futbollin shqiptar. Aulona në studion e “Thumb” ka patur shumë të ftuar por mbrëmjen e djeshme ka ndodhur diçka që ndjekësit nuk e prisnin,. Të ftuar në “Top Arena” për të folur për ndeshjet e zhvilluara në përballjet e ditës së djeshme, Aulona është ulur në kolltukun e intervistueses dhe i ka drejtuar pyetje nga më të ndryshme babait të saj. Që në nisje dukej se të dy kishin emocione, Aulona disi më shumë. Fillimisht e pyeti për gjëra që kanë lidhje me futbollin e më vonë kaloi në aspektin familjar.Çfarë kishte pëlqyer ai më shumë tek nëna e saj? A e kishte zhgënjyer ndonjëherë Aulona? A ka shitur ndonjëherë ai ndeshje?
Përgjigjet e portierit të Partizanit kanë qenë të drejtpërdreja dhe menjëherëshme aq sa në një moment Aulona dukshëm u emocionua.
“Mamin e kam pëlqyer shumë nga kaçurrelat e saj.”
“Po, ti më ke zhgënjyer njëherë. Kur as më njihje e as të njihja. Kjo sepse para se ti të vije në jetë unë dëshiroja të lindje djalë.”,- ka qenë kjo përgjigja e Zotit Musta që e surprizoi Aulonën.

Edhe Roza Lati ka provuar të njëjtën ndjesi si Aulona.

Moderatorja e “Why Not” zgjodhi që puntatën e 8 Marsit të kishte të ftuar nënën e saj në një nga intervistat më të mira që ajo ka realizuar.
Fillimisht duket si diçka e zakonshme të intervistosh nënën apo babain tënd por ja që në rastin e të dyja vajzave ka qenë një ndjesi shumë e veçantë. Roza zgjodhi ta trajtonte intervistën si një bisedë publike nënë e bijë; e pyeti për babain e saj, për divorcin e tyre, për momentin kur Rita kishte vendosur të merrte Rozën dhe të largohej nga ish-bashkëshorti që nuk jeton më e deri aty sa të rrëfente se njëherë kishte menduar edhe vetvrasjen por zëri i vajzës së saj i kishte kthyer logjikën. Në atë intërvistë pati shumë shaka nënë e bijë, detaje të cilat Rita nuk kishte preferuar të fliste më herët megjithatë ajo që në fakt ishte emocionuar më shumë ishte Roza.

Ka një arsye fort të madhe përse këto vajza me siguri ndihen me fat dhe mund ta quajnë më emocionueset këto intervista: të intervistosh një person që e njeh shumë mirë dhe ta pyesësh për gjëra që kurrë më parë nuk e ke pyetur, sepse në përditshmëri duket qesharake, patjetër të jep emocion.
Jemi të sigurt që asnjëra prej tyre nuk e pyet çdo ditë mamin apo babin: a je krenar/e për mua? Epo ja që gjatë intervistësh mund ta bësh. Edhe nëse vetë do ti pyesnit Aulonën dhe Rozën me siguri do ko firmonin: intervista në të cilën kanë patur më shumë emocione ka qenë ajo me Perlat Mustën dhe Rita Latin./Blitz.al/