KËNGËTARJA TREGON SE NUK JA KA NEVOJËN ASKUJT: Këpucët që vesh, shtëpinë ku jetoj i kam blerë me paratë e mia – AlpeGossip
KËNGËTARJA TREGON SE NUK JA KA NEVOJËN ASKUJT: Këpucët që vesh, shtëpinë ku jetoj i kam blerë me paratë e mia

KËNGËTARJA TREGON SE NUK JA KA NEVOJËN ASKUJT: Këpucët që vesh, shtëpinë ku jetoj i kam blerë me paratë e mia

Bebe Rexha është një këngëtare më famë ndërkombëtare dhe shumë e suksesshme. Gjatë gjithë kohës ajo është në top listat botërore me këngët e saj shumë të pëlqyera.

Në një postim të fundit në Instagram-in e saj, Bebe ka treguar se falë punës dhe talentit të saj ajo ka arritur të këtë gjithcka që dëshiron. Në postim ajo shkruan:

“Këpucët që kam në këmbët e mia, i bleva vetë. Shtëpia ku jetoj e bleva. Sepse nuk varem nga askush.

Nuk kam nevojë për dikë që të më blejë ndonjë gjë. Kam paratë e mia”.

Në shumë intervista të dhëna më parë këngëtarja ka treguar shpeshherë veshtirësitë që ka hasur për të arritur gjithçka që ka sot. Edhe pse ka pasur një rrugë të vështirë drejt suksesit, ajo kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj dhe për 10 vite me radhë trokiti në dyer të ndryshme për të marrë atë që dëshironte dhe meritonte.

E ku ka më mirë sesa kur gjërat që ti dëshiron arrihen nga talenti dhe falë punës tënde. Bebe Rexha është një shembull i vajzave të forta dhe që ia dalin falë punës së tyre.