Orgazma paska qenë vetëm një shfryrje hundësh larg – AlpeGossip
Orgazma paska qenë vetëm një shfryrje hundësh larg

Orgazma paska qenë vetëm një shfryrje hundësh larg

Penetrimi nuk është gjithçka, paraloja është e rëndësishme ndërsa stimulimi i klitorit është një hile që të shpëton jetën. Po shfryrja e hundëve?

 

Epo mesa duket shfryrja e hundëve na qënka çelësi i një orgazme të mirë.

Në përjetimin e një orgazme të mirë është e rëndësishme që të luajnë rolin e tyre disa nga shqisat që ne kemi. Njëra ndër këto shqisa është edhe ajo e të nuhaturit.

Nëse i keni hundët e zëna, mundësia për të kaluar në orgazëm dhe për ta shijuar këtë të fundit në maksimum është disi e kufizuar.

Për këtë arsye specialistët ju sugjerojnë të shfryni dhe të lironi hundët përpara se të nisni aktin seksual.

Aromat që lëshohen gjatë aktit seksual mund të mos duken fort epshndjellëse madje madje mund të duken edhe të pakëndshme, ama duhet të kuptoni se janë pikërisht këto aroma që ju bëjnë të përjetoni një orgazëm më të fuqishme.