lli botëror i muzikës pop, me origjinë shqiptare, Dua Lipa e ka përmbyllur qëndrimin në Dhërmi me një darkë, në të cilën ka mbledhur miqtë dhe familjen.
Në fotografitë e autentike të Albanian Post shihen prindërit e saj, motra dhe vëllai, i dashuri dhe anëtarë tjerë të ekipit të saj të ngushtë, në qetësinë e resortit Zoe Hora në Dhërmi.
Paraditen e sotme ajo ka qenë në Sarandë, nga ku ka rrugëtuar për në një nga plazhet më të frekuentuara, të një prej resorteve më të njohura në bregun e Detit Jon.
Dhërmiu ishte ndalesa e radhës e Duas, në turneun e saj në Shqipëri, që nisi javën e shkuar. Në fillim të tij, ajo takoi kryeministrin Edi Rama dhe pastaj kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ajo po ashtu ka vizituar Kalanë e Krujës dhe më pas bashkë me familjen e saj është parë në një darkë private me kryeministrin Rama, fotografitë nga e cila kanë bërë xhiron e rrjetit.
Dua është një nga këngëtaret më të dëgjuara në tregun botëror të muzikës pop. Familja e saj qe zhvendosur nga Kosova drejt Anglisë, kur ajo ishte 11 vjeç.
Rrugëtimi i saj muzikor ishte inspiruar nga ai i babait të saj Dukagjinit – muzikant i njohur në Prishtinë. Ajo ka një motër që quhet Rina, ndërsa vëllai i saj quhet Gjin. Nga viti 2019 Dua Lipa është në lidhje me Anwar Hadid, vëllai i motrave modele Gigi dhe Bella.
Turneu turistik i Dua Lipës do të vazhdojë edhe disa ditë, përgjatë së cilave ajo do të bëjë edhe të tjera vizita në lokacione me rëndësi për trashëgiminë kulturore shqiptare dhe pjesën tjetër do ta kalojë në një prej resorteve luksoze në jug të vendit.