ME JAHT NË JUG TË SHQIPËRISË/ Dua publikon FOTO të tjera nga pushimet, ja çfarë bën me të dashurin Anwar – AlpeGossip
ME JAHT NË JUG TË SHQIPËRISË/ Dua publikon FOTO të tjera nga pushimet, ja çfarë bën me të dashurin Anwar

ME JAHT NË JUG TË SHQIPËRISË/ Dua publikon FOTO të tjera nga pushimet, ja çfarë bën me të dashurin Anwar

Familja Lipa duket se po e shijon në maksikum pushimet në Shqipëri.

Pasi vizituan qytete si Kruja dhe Durrësi, pushimet po vijojnë në bregdetet në Jug të vendit.

Së fundmi, Dua, familja dhe i dashuri, kanë marrë një jaht luksoz dhe kanë nisur të eksplorojnë bregdetet mahnitëse shqiptare.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar në rrjete sociale, imazhe teksa ndodhet mbi jaht. Ajo shihet me bikini dhe mjaft në formë.

Ndërsa në një video të publikuar, ajo shfaqet me duar shtrënguar me të dashurin Anwar, teksa të dy hidhen nga lartësia e jahtit në det.

Kujtojmë se Dua dhe familja prej ditësh ndodhet në Shqipëri, ku janë pritur dhe nga kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ambasadorja Yuri Kim. Gjithashtu, Dua ka konfirmuar se po qëndron më gjatë në Shqipëri, për të gjetur ndonjë vend interesant për videoklipin e radhës.

Gjithashtu, këngëtarja nuk e mohoi mundësinë që në të ardhmen të sjellë një këngë në gjuhën shqipe.