PRODUKSIONI I HOQI KRYQIN NË VIDEOKLIP/ Capital T rregullon “gabimin” dhe kërkon ndjesë – AlpeGossip
PRODUKSIONI I HOQI KRYQIN NË VIDEOKLIP/ Capital T rregullon “gabimin” dhe kërkon ndjesë

PRODUKSIONI I HOQI KRYQIN NË VIDEOKLIP/ Capital T rregullon “gabimin” dhe kërkon ndjesë

Disa ditë më parë, reperi Capital T lançoi projektin e tij më të ri të titulluar “Buzëqeshje”, duke i falur shumë pozitivitet ditëve tona të nxehta.

Modele në këtë klip ishte moderatorja bukuroshe Nevina Shtylla, e cila i dha ëmbëlsi projektit me praninë e saj. Mirëpo, pak ditë më parë ndjekësit vunë re se në klipin e Capital T, në skenën e xhiruar në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, mungonte kryqi mbi katedrale.

Kaq u desh që të vërshonin kritikat drejtuar Kapos, teksa i shkruanin se kishte bërë gabim që kishte fshirë kryqin, pasi shqiptarët respektojnë çdo fe.

Capital T shpjegoi se as ai vetë nuk e dinte që kryqi ishte hequr në videoklip, pasi kryqi shfaqej në postimin e këngës së tij në Instagram. Pra, kishte qenë një gabim i produksionit për të cilin Kapo s’kishte qenë në dijeni.

“Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”- shkroi reperi, i cili sot e ka rregulluar “gabimin” dhe ka rikthyer kryqin në klip.

Pasi ka zhvilluar një video live në Instagram dhe ka mirëpritur të gjitha kritikat, sugjerimet e vlerësimet, reperi ka njoftuar se kryqi është rikthyer në videoklip, teksa i ka kërkuar edhe njëherë ndjesë të sinqertë të gjithëve.

“KLIPI “BUZEQESHJE” OSHT KTHY NE VERZIONIN ORIGJINAL TE TIJ PA GABIME EDHE ME + N VENT VET

EDHE NIHER KERKOJ FALJE PER KREJT SITUATEN E KRIJUAR.

SHUME RESPEKT E DASHNI PER KREJT SHQIPTART E MI ANE E MBANE BOTES PA DALLIME FETARE APO T’ASNI LLOJI, SHIJOJENI KANGEN

JU DON KAPO.”

Pra, gjithçka në rregull! Shijojeni klipin me buzëqeshje!