“O ZOT, PËRQAFOJE NËNËN TIME NGA UNË”/ Urimi i Morenës për të ëmën e ndjerë na i mbushi sytë me lot (FOTOT) – AlpeGossip
“O ZOT, PËRQAFOJE NËNËN TIME NGA UNË”/ Urimi i Morenës për të ëmën e ndjerë na i mbushi sytë me lot (FOTOT)

“O ZOT, PËRQAFOJE NËNËN TIME NGA UNË”/ Urimi i Morenës për të ëmën e ndjerë na i mbushi sytë me lot (FOTOT)

Mamaja e saj është ndarë shumë vite më parë nga jeta, ndërsa Morena Taraku na ka treguar se i mungon çdo ditë e më shumë.

Sot, me rastin e festës së 8 marsit, edhe këngëtarja e ka bërë një urim për mamanë e ndjerë, duke na i mbushur sytë me lot.

Morena ka publikuar një foto të vjetër nga fëmijëria, teksa ka pozuar pranë të ëmës, ndërsa krahas postimeve shkruan fjalët më të ndjera për të.

“Urime 8 marsi! S’ka kush tjetër e zëvendëson vendin tënd në këtë ditë, pos teje, shoku besnik i jetës time ti o nënë!

E bukura ka vetëm një emër dhe ajo je ti.”- shkruan këngëtarja.

“E ty Zot i dashur të kërkoj një nder… Mund ta përqafosh nënën time e t’i thuash që është nga unë…

Atyre që sot ju mungon nëna në shtëpi, ikni dhe përqafoni babain, ashtu si e bëra unë gjithmonë.”- janë fjalët e ndjera të Morenës në një tjetër postim.