ELVANA GJATA “MOLLA E SHERRIT” PËR VRASJEN? Reagimet e VIP-ave shqiptar që na habitën! (FOTO) – AlpeGossip
ELVANA GJATA “MOLLA E SHERRIT” PËR VRASJEN? Reagimet e VIP-ave shqiptar që na habitën! (FOTO)

ELVANA GJATA “MOLLA E SHERRIT” PËR VRASJEN? Reagimet e VIP-ave shqiptar që na habitën! (FOTO)

“Elvana Gjata mollë e sherrit”, ky është lajmi i cili prej ditësh qarkullon në media dhe ka bërë bujë të madhe. Një përleshje u zhvillua në zonën e ish Bllokut ku përfliet se shkak u bë këngëtarja e njohur.

Një  debat i madh u krijua në rrjete socialie dhe një “lum i gjatë” kritikash vërshuan drejt Elvanës, e cila pa ndrorjte mund të thuhet se është një nga këngëtaret më të talentuara dhe mjaft të pëlqyera nga i gjithë publiku shqiptar. Pork y vlerësim nga publiku është “zbehur” ditët e fundit. Të shumtë ishin ata të cilët e fajësonin atë për sjelljen e saj e cila bëri që përleshja të shkaktonte një viktimë.

E pikërisht atëherë kur bota e Elvanës përmbyset, personazhe të njohur të skenës janë aty pranë saj, në ditën më të keqe.

Mesa duket Elvana nuk do të qëndrojë e vetme në këtë sfidë me të cilën po përballet pasi ka mbështetjen e disa prej kolegëve apo figurave të njohur shqiptare.

Ku më mirë se në rrjete sociale mund të shprehet mbështetja në ditët e sotme? Vetëm aty mund ta shohë mbarë publiku se çfarë bëjnë të famshmit për njëri tjetrin. Pikërisht kështu kanë vepruar “pakica”, mbështetësit e Elvanës.

Më poshtë ju kemi sjellë reagimet e orëve të fundit të disa prej personazheve të shoëbizit të cilët kanë përkrahur Elvana Gjatën në atë çfarë ajo po përjeton:

“Si mund të hidhet kaq lehtë një yll?” Shkruan Inida Gjata, e njohur ndryshe me emrin e artit Zhaku, e cila vite më parë ka qenë një nga figurat më të njohura të ekranit e shquhej për të folurën “pa dorashka”.

Ja shkrimi i saj në Facebook:

Kur do vijë dita që opinioni publik do të kuptojë se gjykimi i tyre i gabuar shpesh herë e ka marrë më qafë?! Si ka mundësi që po lejoni dhe stimuloni shkatërrimin e një njeriu me aq shume vlera si Elvana Gjata?! Si mund ta hidhni kështu kaq lehtë një yll që deri më dje e keni adhuruar e ngritur në kupë të qiellit?! Si nuk kanë turp ato media që kanë ngrënë bukë prej dhjetëra vitesh falë Elvana Gjatës, që e përgojojnë dhe përflasin kaq padrejtësisht një figurë aq të adhurueshme si Elvana Gjata?! Sa shoqëri e pamoralshme jeni ju, qe u bëni gjyq publik grave të botës?! Që u përgojoni të kaluarat njerëzve që nuk ju kanë bërë asgjë përveçse ju kanë ngritur moralin, ju kanë dhënë mirësi dhe ju kanë respektuar. Turp! Jam shumë e lënduar nga ky lloj maskarallëku mediatik dhe publik. Nuk mund ta bëni një vajzë aq të edukuar, të talentuar dhe të heshtur, që vetëm ju ka lumturuar deri tani, të ikë nga sytë këmbët e lënduar nga kjo poshtërsi e pamerituar. Shumë turp. Elvana Gjata është një figurë frymëzuese, e bukur dhe shumë e talentuar. Mos e harroni kontributin e saj në shoqëri. Nuk ju ka bërë të vuani ndonjëherë, qe ju ta vrisni kështu. Jam shumë e tronditur nga reagimi publik dhe media në këtë rast. Nuk është shenjë e mirë kjo. Një shoqëri që reagon kështu si ka punët në rregull

Opinionisti i njohur Olti Curri, ka shprehur mbështetjen ndaj këngëtares përmes një video të publikuar.

Në të shfaqej Elvana duke performuar në skenë dhe mbishkrimi i saj ishte:

“Kjo është Elvana! Të tjerat janë vrer i hijenave të rrjeteve sociale” .

Me këto fjalë Olti tregon se është pranë këngëtares edhe në ditët e saj  më të këqija.

Për të vazhduar me Fjolla Morinën, e cila teksa udhëtonte me makinën e saj në sfond kishtë këngën e Elvana Gjatës e nuk mund të mos e ndante këtë moment edhe me ndjekësit e saj duke dashur që të gjithë të dinë se anën e kujt mban Fjolla.

‘’ Ju nuk mund ta shuani këtë yll ’’, ka shkruar ajo pranë videos së postuar.

Albërie Hadërgjonaj, një tjetër këngëtare në anën e Elvanës.

Ajo është mbështetur në postimin e Olti Currit për ti shprehur përkrahjen “mollës së sherrit” duke ripostuar videon e mësipërme të opinionistit në profilin e saj.

Përgatiti: AlpeNews.al