“19-VJEÇE NË SPITAL PSIKIATRIK”/ Monika e përlotur: Edhe unë vuaj nga ankthi – AlpeGossip
“19-VJEÇE NË SPITAL PSIKIATRIK”/ Monika e përlotur: Edhe unë vuaj nga ankthi

“19-VJEÇE NË SPITAL PSIKIATRIK”/ Monika e përlotur: Edhe unë vuaj nga ankthi

Monika, Semi, Sabiani, Arditi dhe Graniti do duhet të jetojnë për një afat të pacaktuar në Shtëpinë e Dënimit. Shëndeti mendor ka qenë qendra e gjithë debateve dhe ngjarjeve të ndodhura përgjatë javës, dhe ka qenë Monika ajo që teksa ka diskutuar me pjesën tjetër të banorëve ka rrëfyer dhe një moment të vështirë nga fëmijëria e saj.

“Edhe unë vuaj nga ankthi, unë kam sjellë nëpër duart prangat e babit kur isha ende fëmijë. A e di çfarë do të thotë të shohësh spitalin psikiatrik në moshën 19- vjeçare”, i tha ajo Semit.

“Ju jeni artista, por nëse do donit një këshillë nga unë është që të mendonit dy herë përpara se ta thoni fjalën e keqe”, shtoi ajo.