Çfarë na ka fshehur Elvana Gjata? Zbulohet hapi i madh drejt suksesit ndërkombëtar – AlpeGossip
Çfarë na ka fshehur Elvana Gjata? Zbulohet hapi i madh drejt suksesit ndërkombëtar

Çfarë na ka fshehur Elvana Gjata? Zbulohet hapi i madh drejt suksesit ndërkombëtar

Ashtu si pritej, Elvana Gjata duket më afër se kurrë suksesit në tregun botëror të muzikës. Si gjithmonë, ylli i muzikës shqiptare po përpiqej të na kapte në befasi, njësoj si mund të përkthehet titulli i këngës së re. Por, jo plotësisht pasi “Jo vetëm modë” arriti të zbulojë për herë të parë disa detaje që fshihen pas projktit të saj vërtetë gjigant.

“Off guard” po reklamohet prej ditesh në rrjetet sociale të Elvanes. Bashkëpunëtorët e saj prezantohen me thjeshtesi a thua se nuk janë prej emrave më të kërkuar të momentit. Kështu, biti i këngës është realizuar nga dyshja The Audibles të nominuar dy herë për çmim Grammy. Teksti dhe muzika mbajnë vulën e prodhuesit të hiteve botërore Poo Bear, në bashkëpunim me Elvanën dhe reperin Ty Dolla Sign.

Megjithatë, këto që përmenden nuk janë asgjë përpara asaj që “Jo vetëm modë” ka pikasur. Po të klikosh në postimin e fundit të Elvanës në Twitter, linku të çon në komunitetin e fansave të shtëpisë prestigjoze diskografike, Sony Entertainment. Kjo me siguri nuk është një koiçidencë. Pra, është e qartë se projekti i ri i Elvana Gjatës është marrë përsipër nga Sony, ç’ka do të thotë se fare pa bujë, këngëtarja shqiptare listohet si artistja më e re e labelit të famshëm botëror.

Kontrata për të cilën po flasim nuk është përmendur akoma nga vetë këngëtarja por në dt. 6 Prill kur pritet të prezantohet bashkëpunimi me Ty Dolla Sign, reperin e njohur për hitet e diskotekave, me siguri do të kemi detaje konkrete.

Por, po të kemi parasysh se kjo këngë është projektuar për të qenë një hit veror, pritja një jave do të na duket e gjatë. Klipi i “Off Guard” është xhiruar buzë detit në Los Angeles dhe atmosferën e këndshme të videos, për momentin mund vetëm ta imagjinojmë vetëm përmes kësaj sekuence nga prapaskena./tvklan.al