Periudha të vështira që kalojmë janë të pafundme, por një prej tyre është pikërisht edhe kjo: koha kur po mundoheni të lini duhanin. E dimë që nuk është aq e thjesht, por këto ushqime mund t’iu ndihmojnë për të pastruar trupin tuaj nga nikotina.
1.Brokoli
Supë brokoli (porosit këtu)
Brokoli përmban nivel të lartë të vitaminës B5 dhe C. Vitamina B është përgjegjëse për rregullimin e shumë proceseve të rëndësishme të trupit të njeriut. Konsumimi i brokolit mban mushkëritë të mbrojtura nga toksina.
2.Portokalli
Lëng portokalli (porosit këtu)
Portokalli përmban vitaminën C. Ky frut mund të reduktojë stresin dhe ankthin e shkaktuar nga dëshira për nikotinë.
3.Spinaqi
Supë me spinaq (Porosit këtu)
Spinaqi përmban acid folik dhe vitaminë B9, që janë të njohura për heqjen e nikotinës nga trupi. Acidi folik ndihmon për të luftuar simptomat e varësisë ndaj nikotinës dhe gjithashtu luan një rol jetik në mirëqenien emocionale dhe mendore.
4.Xhenxhefil
“Ginger Zinger” (Porosit këtu)
Xhenxhefili ndihmon për të larguar shumë simptoma të padëshiruara, të cilat shkaktohen nga pirja e duhanit dhe nikotinës.
5.Limoni
(Porosit këtu)
Limoni është një tjetër armë e fuqishme që lufton nikotinën. Qelizat e dëmtuara të lëkurës suaj dhe poreve mund të rikuperohen nga konsumimi i limonit.
6.Karotat
Supë me karota (Porosit këtu)
Karotat përmbajnë vitaminë A dhe C dhe këto t’ju ndihmojnë të forconi trupin tuaj, për shkak se nikotina e dobëson atë.
7.Shega
Pirja e duhanit ngre rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe zvogëlon nivelin e oksigjenit. Konsumimi i shegës ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe ndihmon trupin të prodhojë qelizat e kuqe të gjakut.