“BEBI NUK LËVIZTE MË”/ Maja tregon shokun që përjetoi para lindjes së djalit – AlpeGossip
“BEBI NUK LËVIZTE MË”/ Maja tregon shokun që përjetoi para lindjes së djalit

“BEBI NUK LËVIZTE MË”/ Maja tregon shokun që përjetoi para lindjes së djalit

Vitin e kaluar, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Maja Alickaj u bë nënë për herë të parë. Maja solli në jetë një djalë të cilit i vendosi emrin Jonas.

E ftuar sot tek “Rudina”, Maja tregoi se para lindjes së djalit u stresua shumë pasi ai nuk po lëvizte më. Megjithatë një ditë para operacionit kishte ndodhur mrekullia dhe bebi kishte filluar të lëvizte.

“Pata një shqetësim ditën para se të lindja. Bebi filloi të mos lëvizte më. Kjo për arsye të ngritjes së tensionit tim. Mu ngrit tensioni dhe nuk po ulej. E linda në javën e 36. U stresova jashtëzakonisht shumë. Fatmirësisht natën e fundit, para se të lindja, bebi filloi të lëvizte në çdo gjysmë ore. Ma risolli besimin sepse u shqetësova shumë”, u shpreh Maja.

“Të nesërmen bëmë lindjen me operacion çezarian. Kur u futa në sallën e operacionit u stresova shumë, kalova gati në gjendje shoku. Kur dëgjova të qarën e bebit u qetësova”, tregoi këngëtarja.