“BURRI U MËRZIT PAK”/ Zaimina tregon momentin kur mësoi se do bëhej me vajzë (FOTO) – AlpeGossip
“BURRI U MËRZIT PAK”/ Zaimina tregon momentin kur mësoi se do bëhej me vajzë (FOTO)

“BURRI U MËRZIT PAK”/ Zaimina tregon momentin kur mësoi se do bëhej me vajzë (FOTO)

E ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” ishte këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe ndër vajzat më të bukura të ekranit, Zaimina Vasjari. Gjatë emisionit Zaimina u shpreh se është penduar që nuk është bërë nënë më herët pasi Khloe i ka dhënë tjetër kuptim jetës së saj.

“Jam penduar që nuk jam bërë nënë më herët, jam treguar egoiste me veten time, nuk e mendoja që fëmija do të sillte një ndryshim jashtëzakonisht të bukur. Mendoja se s’do kisha mundësi të merresha me gjërat e mia.

Lindja nuk ishte natyrale dhe më ka mbetur peng, sepse do doja ta kisha parë Khloen që në momentin e parë që lindi, të qarën e parë. Do doja të ishte kujtim. Por kur kam hapur sytë, gjëja e parë që kam thënë ka qenë: Dua vajzën”, u shpreh Zaimina.

Këngëtarja foli edhe për momentin kur ajo dhe bashkëshorti mësuan se do bëheshin me vajzë. Zaimina tregoi se ajo ishte lumturuar shumë ndërsa bashkëshorti ishte mërzitur pak pasi ishte përgatitur për djalë.

“Unë u gëzova shumë, por Klodi u mërzit pak. Ai kishte bindur veten ende pa e parë gjininë e bebes se do të bëheshim prindër të një djali. Madje edhe shoqërinë e tij e kishte mbushur me këtë lajm. Dhe ndonjëherë kur takoja shoqërinë e Klodit më thonin: “Urime për çunin”.

Pastaj zbuluam që ishte vajzë dhe unë u kënaqa shumë. Por unë i dua fëmijët dhe dua një familje të madhe, kështu që do kemi edhe fëmijë të tjerë. Nuk jam vonë dhe do ta provojmë edhe për djalin”, u shpreh Zaimina.