FESTON DITËLINDJEN/ Blero i bën surprizën më të ëmbël Afrona Dikës (FOTOT) – AlpeGossip
FESTON DITËLINDJEN/ Blero i bën surprizën më të ëmbël Afrona Dikës (FOTOT)

FESTON DITËLINDJEN/ Blero i bën surprizën më të ëmbël Afrona Dikës (FOTOT)

Bukuroshja Afrona Dika feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë ajo ka marrë urime të shumta nga njerëzit e dashur, mirëpo për t’u veçuar është urimi i Bleros, i cili na i bëri sytë zemra!

Këngëtari ka postuar në rrjete sociale një foto të partneres, krahas së cilës i ka dedikuar fjalët më të ëmbla. Ai shkruan se Afrona është njeriu më i mirë që ka njohur, me shpirt të bardhë e zemër të madhe.

“My Baby Love. Te uroj shendetin suksesin dhe krejt ma te mirat e botes ashtu sic e ke zemren. Cdo dit mundohem te te bej te lumtur. Ne te mire dhe ne te keq te betohem qe do te me kesh mua aty per sa me ka jep Zoti jete. Ti je shpirt i bardhe dhe njeri me zemren ma te madhe qe une e kam takuar ndonjehere. Qendro sic je dhe mos ndrysho kurre pasi ti je nje shembull i perkryer ne cdo aspekt. Jam shume krenar per ty! Te dua!”, ka shkruar Blero.

Përpos dhuratës, këngëtari e ka surprizuar me një darkë romantike, të mbushur me trëndafila dhe tullambace të kuq.