KINI KUJDES! Shenjat që tregojnë se një fëmijë mund të jetë psikopat - AlpeGossip
KINI KUJDES! Shenjat që tregojnë se një fëmijë mund të jetë psikopat

KINI KUJDES! Shenjat që tregojnë se një fëmijë mund të jetë psikopat

Shenjat që tregojnë se një fëmijë mund të ketë tendencë psikopatie vihen re që në moshën 3- vjeçare. Problemi është se në përgjithësi prindërit nuk u kushtojnë rëndësi, me idenë se janë fëmijë dhe s’ka asgjë për t’u shqetësuar.

Ne do t’ju rendisim disa shenja, në bazë të asaj se çka thonë psikologët dhe nëse fëmija shfaq njërën prej tyre mos e neglizhoni, jini vigjilentë. Nisim fillimisht me 3 shenjat që rendit psikologu amerikan J.M Macdonald, i cili ka analizuar sjelljen e rreth 100 kriminelëve.

1. Keqtrajtim i kafshëve

Në rast se ju i shpjegoni fëmijës se nuk është mirë të tërheqë mizorisht bishtin e maces apo të lëshojë me forcë në tokë një qenush dhe ai nuk e përsërit më në të ardhmen, atëherë nuk ka gjë për t’u shqetësuar. Por nëse fëmija vazhdon të bëjë të njëjtën gjë, madje arrin deri aty sa i vret, ky po që është problem. Kjo është një mënyrë se si vrasësit serialë nxjerrin inatin e tyre duke sulmuar kafshë tërësisht të pambrojtura. Për më tepër mënyra si i vrasin viktimat e tyre është e ngjashme me atë që u bëjnë kafshëve. Lidhja midis keqtrajtimit të kafshëve dhe psikopatisë është aq e ngushtë sa madje FBI- ja në SHBA nisi të regjistronte të gjitha rastet e abuzimit të kafshëve në regjistrin kriminal.

2. Dëshirë për të vënë zjarr

Piromania, ose dashuria ndaj zjarrvënies është një shenjë e dytë. Kjo është një tjetër mënyrë për të shprehur zemërimin dhe mosbindjen.

3. Urinim i pavullnetshëm

Ky çrregullim shpesh provokon akte zjarrvënieje, keqtrajtimi kafshësh, për faktin se e gjitha kjo gjendje është shumë poshtëruese për fëmijën, i cili ndihet i acaruar dhe i ofenduar. Nëse prindërit nuk reagojnë mirë pas çdo incidenti ose shokët tallen më këtë, e gjitha mund të shërbejë si shtysë që fëmijë të shndërrohet në një individ të dhunshëm.

Përpos tyre, psikologët përmendin edhe disa shenja të tjera:

4. Gënjeshtra pa arsye

Në rast se fëmija ju gënjen nga frika se mos e ndëshkoni, kjo është e kuptueshme. Po nëse ai gënjen thjesht për të gënjyer, pa shkak dhe shumë i sigurtë në atë çka thotë, këtu diçka nuk shkon. Fëmijës i pëlqen procesi i të gënjyerit. Një tjetër tregues i rëndësishëm: nëse fëmija ka tendencë psikopatie, në momentin që zbulohet se ka gënjyer nis të ngrejë zërin dhe të bëhet agresiv, një formë kjo manipulimi. Kjo thjesht dhe vetëm për faktin që gënjeshtra e tij u zbulua. Sigurisht nuk është e thënë se fëmija juaj është psikopat, por një takim me psikologun do të ishte mëse i këshillueshëm.

5. Talljet

Nëse i vogli juaj tallet vazhdimisht me miqtë e tij, i ul e i poshtëron, ky mund të jetë sinjal i një prirjeje psikopatike. Shpesh vrasës famëkeq dashuronin ta bënin diçka të tillë, e cila i argëtonte jashtëzakonisht shumë.