PAS PËRFUNDIMI TË EMISIONIT TË BOTËRORIT/ Viola Spiro merr vendimin drastik – AlpeGossip
PAS PËRFUNDIMI TË EMISIONIT TË BOTËRORIT/ Viola Spiro merr vendimin drastik

PAS PËRFUNDIMI TË EMISIONIT TË BOTËRORIT/ Viola Spiro merr vendimin drastik

Viola Spiro ka qënë në moderimin e dy emisoneve sportive, ku komentoheshin ndeshjet e Kampionatit Botëror dhe duket se sporti është pasioni i saj. Mirëpo e ftuar në “Pushime on Top”, Viola u shpreh se ajo mund të ishte eksperienca e fundit në ekran, pasi po mendon të shpërngulet jashtë Shqipërisë.

Kam një mendje të largohem pak jashtë shtetit dhe të zhvendosem tek pridërit në Amerikë. Dua të bëj edhe një specializim atje dhe të shkëputem pak. Ndaj nëse nuk më shikoni në shtator, dijeni se kam ikur jasht. Unë kam jetuar shumë kohë jashtë dhe nuk e mendoj dot që të jetoj në një vend.” – tregoi moderatorja.

Ndër të tjera, Viola rrëfeu se i është dashur shumë punë për të bindur shikuesit se ishte e aftë në prezantim, pasi jo pak herë është paragjykuar.

 

“Jam ndjerë shumë e paragjykuar dhe ndihem në shumë raste edhe tani. Pavarësisht se situata ka ndryshuar pak. Në momentin që je e pashme në ekran, njerëzit nisin të të paragjykojnë se ndodhesh aty vetëm për aq. Dhe duhet t’i bindësh sesa e aftë je. Me ekperiencën e fundit të Botërorit jam ndjerë shumë mirë.”- përfundoi Viola Spiro.